E hanë, Maj 21, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 249 |
![]() | Dje | 1293 |
![]() | Ketë javë | 249 |
![]() | Ketë muaj | 28840 |
![]() | Gjithsej | 1101099 |
Pyetje:
Selam alejkum. Doja te pyesja a eshte e lejuar qe meshkujt te heqin qimet e trupit. Ju lutem me tregoni
Përgjigjje:
Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.
Qimet të cilat janë në trupin e njeriut ndahen në tri lloje:
Lloji i parë:
Janë qimet të cilat ndalohen sipas sheriatit të hiqen sikur mjekrra e burrit. Po ashtu sheriati ka ndaluar heqjen apo marrjen e qimeve prej vetullave dhe kjo është e përgjithshme edhe për burra edhe për gra. I Dërguari i Allahut ka thënë: “rregulloni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat”. Po ashtu Abdullah b. Mes’udi thotë: I Dërguari i Allahut i ka mallkuar ato që bëjnë tatuazha dhe atyre që ju bëhet ato që heqin vetullat dhe atyre që ju heqen dhe ato që i drejtojnë dhëmbët e tyre për zbkurim që ndrrojnë atë që ka krijuar Allahu. Një grua e qortoi për këtë. Abdullah b. Mes’udi tha: Çka kam unë që nuk e mallkoj atë të cilën e ka mallkuar i Dërguari i Allahut ndërsa Allahu në Kuran thotë: Atë që ua jep i Dërguari merreni ndërsa atë që ua ndalon largohuni prej sajë. (Hashr 7). Argument në këtë hadith është tek fjala e heqjes së vetullave për të cilat ka ndaluar i Dërguari i Allahut.
Lloji i dytë:
Atë që ka kërkuar sheriati të hiqet prej qimeve të trupit sikur që është heqja e qimeve nër sqetulla, heqja e qimeve rrethë pjesve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit që e shënon Buahriu nga hadithi i Ebu Hurejres se i Dërguari i Allahut ka thënë: Pesë gjëra janë prej natyrshmëris (që duhet të hiqen): rruarja e qimeve të pjesve të turpshme, synetimi, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve nër sqetulla, prerja e thonjëve.
Lloji i tretë:
Janë ato pjesë për të cilat sheriati ka hesht sikur që është heqja e qimeve të gjoksit, të shpinës, të këmbëve etj. Për këto gjëra sheriati ke hesht nuk ka ardhë me ndonjë urdhër e as me ndonjë ndales. Nuk ka ardh ndonjë urdhër as për lënjën e tyre e as për heqjen e tyre. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ka urdhëruar në farze mos i humbni ato. Ka vendos dispozita mos i tejkaloni ato. I ka ndaluar disa gjëra mos i veproni ato dhe ka hesht për disa gjëra nga mëshira e Tij e jo nga harresa dhe mos i kërkoni ato, ( lejimin apo ndalimin e tyre).
Andaj për këto gjëra që ka hesht Allahu dhe nuk ka treguar dispoziten e tyre sikur në këtë rast heqejen e qimeve të shpinës, gjoksit këmbëve kthehet në dëshirën e përsonit, nëse do i le dhe nëse do i hjek.
Allahu e di më së miri.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Pyetjet dhe përgjigjet - Hallal Haram