E hanë, Maj 21, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 249 |
![]() | Dje | 1293 |
![]() | Ketë javë | 249 |
![]() | Ketë muaj | 28840 |
![]() | Gjithsej | 1101099 |
Pyetje:
Selam Alejkum
A lejohet përdorimi i alkoolit për shërim?
me selam
Përgjigjje:
Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.
Është pyetur Hoxha i nderuar Ibën Uthejmini në lidhje me këtë çështje se çka është dispozita e përdorimit të alkoolit në shërimin e plagëve dhe në përzierjen e disa ilaqeve me alokool? dhe është përgjigjur: nuk ka të keqe të prdoret alkooli për shërimin e plagve nëse është nevoja. Ndërsa është thënë se alkooli ja humb njeriut mendjen por pa e dehur atë. Nëse është kështu atëherë ai nuk është raki apo alkool që deh. Ndërsa nëse kjo nuk është e vërtetë dhe ai deh atëherë llogaritet raki dhe pirja e tij është e ndaluar me argument dhe me unanimin e të gjithë dijetarëve.
Ndërsa përdorimi i tij jasht pijes është çështje diskutabile. Nëse shikojmë në fjalën e Allahut: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! ( Maide 90) themi se përdorimi i tij edhe jasht pijës është i ndaluar, bazuar nga fjala e Allahut: largohuni nga këto. Ndërsa nëse shikojmë në ajetin tjetër që vjen pas këtij, e që është fjala e Allahut: “Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë? ( Maide 91) themi se përdorimi i tij jasht pirjes është i lejuar. Sepse nuk përkon me shkakun e ndalimit e që është dehja. Për këtë ne e shohim se është më mirë që mos të përdoret në ato që kanë të bëjnë me erëra. Ndërsa përdorimi i tij në shërim nuk ka të keqe nëse e kërkon nevoja, për shkak se argumenti i ndalimit për shërim nuk është i qartë sa duhet.
E vërteta është se alkooli nuk është i ndytë në vetën e tij dhe këtë në baz të këtyre argumenteve:
I pari:
Nuk ka ndonë argument për ndytësin e tij. Nëse nuk ka ndonjë argument në këtë atëherë mbetet në esenc se ai është i pastër. Nuk është patjetër nëse Allahu ka ndaluar diçka që ajo të jetë edhe e ndytë në vehtën e saj. Ne e shohim se helmi është i ndaluar por ai nuk është i ndytë. Ndërsa fjala e Allahut: O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Qëllimi i ndytësisë këtu është ndytësia kuptimore e jo fizike. D.m. th: nuk është i ndyt në vetën e tij. Sepse alkoolin e llogariti me ato gjëra që nuk kanë mundësi të jenë të ndyta në esencën e tyre, sikur bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit. Po ashtu këto i cilësoi se janë prej veprave të shejtanit dhe se shejtani me to dëshiron të fut armiqësi dhe urrejtje dhe për këtë Allahu i ka llogaritur të ndyta.
Argumenti i dytë:
Sunneti argumenton se alkooli nuk është i ndytë në vetën e tij. Muslimi shënon se nga Ibën Abasi se një njeri ia dhuroi të Dërguarit të Allahut një shishe me alkool. I Dërguari i Allahut i tha: A e di që alkoolin Allahu e ka ndaluar? Tha jo. Atëherë njeriu i tha në vesh një njeriu tjetër. I Dërguari i Allahut i tha: çka i the në fshehtësi. Tha e urdhërova që ta shes atë. I Dërguari i Allahut tha: “ Ai i cili e ka ndaluar prijen e tij e ka ndaluar edhe shitjen e tij.t thotë ( transmetuesi) e hapi njeriu shishen dhe e derdhi deri ne piken e fundit të saj. Po ashtu Buhariu shënon se Enes b. Malik ishte prej atyre që ju shërbente njerëzve në shtëpin e Ebu Talhas ( burri i nënës së tij), i Dërguari i Allahut e dërgoi një njeri që të thërras në mes të njerëzve se alkooli është ndaluar. Thotë Enesi: Atëherë Ebu Talha më tha mua. Dil dhe derdhe alkoolin. Thotë dola dhe e derdha dhe shkonte nëpër vadat e Medinës”. Sikur alkooli të ishte i ndytë në materien e tij, i Dërguari i Allahut do ta urdhëronte atë që ja solli alkoolin të Dërguarit të Allahut i cili ende nuk e dinte se alkooli është i ndalur ta pastronte shishën në të cilin kishte alkoolin sikur që veproi i Dërguari i Allahut në momentin kur u ndalua gomarët në luftën e Hajberit. I Dërguari i Allahut në këtë rast ju tha: Derdhni ato enë dhe theni ato....”.
Po ashtu sikur të ishte alokooli i ndyt në vetën e tij nuk do të lejohej që të derdhet në rrugët e Medinës. Sepse nuk lejohet që të hudhën ndytësirat në rrugët e myslimanve.
Thotë Reshid Rida në fetvat e tij. Rezumeja e kësaj çshtje është se alkooli është materia e pastër dhe është shtyllë prej shtyllave të farmacisë dhe shërimit mjekësor. Po ashtu përdoret në shumë fabrika dhe në shumë barna. Ndalimi i përdoriimit të tij tek myslimanët pengon myslimanët në shumë shkenca dhe në shumë veprime dhe këto janë shkaqet më të mëdha që Frengët janë dalluar nga myslimanët, si Kimija, Farmacia, Mjekësia. Ndalimi i kësaj ndoshta është shkak i vdekjes së shumë të sëmurëve dhe shumë të plagosurve dhe vonimi i shërimit, apo ndikon në shtimin e dhimbjeve të tyre.
Një fjalë e këtij hoxhe është e mirë dhe e qëlluar. Allahu e mëshiroftë. ( përfundoi përgjigja e Ibën Uthejminit)
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Pyetjet dhe përgjigjet - Hallal Haram