Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101109
SotSot259
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë259
Ketë muajKetë muaj28850
GjithsejGjithsej1101109

Jam ne pun a mund ta fali namazin kaza

( 0 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Selam alekum desha ni pytje  jam në punë namazin sene fali ne kohë por e fali kur vij në
shtëpi kaza  a duhet në secellin farzë ikamet  me ba apo.   Selam alekum


Pergjigjja:


Faleminderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e
tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjyikimit.
I nderuar vlla lusim Allahun që të shpërblej  për interesimin që ke për kryerjen  e urdhërit të Allahut namazin.

Një realitet  të hidhur që e shohim sotë  tekë shumica e muslimanëve është se  të pakt janë ata të cilët kujdesen për këtë urdhër  madhështor,andaj lute Allahun  që të forcoj edhe më shumë në  zbatimin e këtij urdhëri në kohën e vetë.
Muslimani  duhet të jetë shum i kujdeshëm që këtë urdhër ta kryej në kohën e caktuar sepse Allahu thotë në kuran:”namazi është obligim për besimtarët në kohën e caktuar” (nisa 103.)

Po ashtu  kur u pyet i Dërguari i Allahut se cila vepër është më e mira në islam  tha: “ Namazi në kohën e tij”. Po ashtu i Dërguari i Allahut na ka tregue se arsyetim për namazin ka vetëm ai të cilin e zë gjumi apo ai i cili harronë me kusht që posa të zgjohet apo ti bie ndërmend të falë namazin edhe nëse i ka kalue koha atij, ndërsa nuk ka arsyetim tjetër për lënjen e namazit derisa ti kaloi koha atij.
Duhet ta kemi parasysh se çdo herë kur  falet farzi  duhet  të thirret ezani dhe të bahet ikameti.

Mirëpo ajo çka  dua të këshilloj vetën time dhe  tye se edhe pse je në orar të punës  mundohu  që të gjesh një kohë  edhe nëse është e shkurtër, sa që të mjafton  vetëm për farz  në mynyr që ta kryesh namazin në kohën  e duhur. Shumica  e atyre që punojnë kanë një  kohë pauz dhe mundohu që ta gjesh pakë  kohë ose gjatë pauzës dhe të falësh namazin,së paku farzin. Sepse ka shum prej atyre të cilët arsyetohen me punë,ndërsa sikur të kërkonin nga shefi i tyre do të ja lejonte një gjë të tillë. Ai i cili ja ka frikën Allahut,Allahu do të ja lehtësoj. Ai i cili mundohet të kërkoj zgjidhje për këtë Allahu do të ja mundoësoj një gjë të tillë.

Allahu thotë në Kuran: “Ai që i frikësohet Allahut, Allahu do ti gjej rrugdalje nga çdo vështërsi”. ( Kaptina Talak pjesë e ajetit të dytë.)

Allahu e di më së miri

Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit