Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101134
SotSot284
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë284
Ketë muajKetë muaj28875
GjithsejGjithsej1101134
E shtunë, 25 Shtator 2010 20:00

Gjërat që e kundërshtojn imanin dhe islamin

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 votes)

Imani ka gjëra të cilat nëse gjinden e prishin imanin e njeriut sikur është abdesi, ka gjëra që nëse gjinden ato prishin abdesin. Nëse ai që merr abdes bënë njërën prej tyre prishet abdesi dhe duhet të përseritet. Po ashtu është edhe imani.

Gjërat që e prishin imanin janë katër lloje:

Lloji i parë: Gjërat që përfshijnë mohimin e ekzistimit të Allahut.

Lloji i  dytë: Gjërat që përfshijnë mohimin e adhurimit të Allahut ose të bërit shok Atij.

Lloji i  tretë: Gjërat që përfshijn mohimin e emrave të Allahut apo cilësive të Tij.

Lloji i katërt: Gjërat që përfshijnë mohimin e mesazhit të Pejgamberit.

 

Lloji i parë:

Gjërat që përfshijnë mohimin e ekzistimit të Allahut dhe kjo është në disa forma:

E para:

Mohimi i ekzistimit të Allahut sikur që janë komunistët të cilët mohojnë ekzistimin e Krijuesit duke thënë: “Nuk ka Zot ndërsa jeta është materie”. Ata krijimin e kësaj gjithësie ia atribojnë natyrës dhe se kjo botë kështu vetvetiu është gjetë duke harruar Krijuesin  e natyrës. Allahu thotë:  All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje ( Zumer 62). Këta njerëz janë më pabesimtarë se mushrikët e Mekës para se të vinte islami. Po ashtu janë edhe më pabesimtarë se vetë Iblisi. Sepse Iblisi dhe mushrikët e Mekës e njihnin dhe besonin  ekzistimin e Krijuesit. Për këtë na tregon Kurani: Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?( Zuhruf 87). Ndërsa Kurani për shejtanin thotë: Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i miri se ai, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"( Sad 76). Është prej kufrit (pabesimit) që të thotë njeriu se këtë gjë e ka krijuar  natyra ose është gjetë vetvetiu sikur që thonë komunistët dhe të tjerët.

E dyta:

Të pretendoj njeriu se është Zot, sikur që ka thënë Faraoni: “Un jam Zoti i juaj më i lart”( Naziat 24).

E treta:

Besimi  dhe pretendimi se ka disa njerëz që quhen eulija dhe ata rregullojnë qështjet e kësaj gjithësije edhe nëse këta njerëz besojnë në ekzistimin e Allahut. Këta njerëz janë më të kqinjë se mushrikët para islamit sepse ata ( mushrikët) e dinin se Allahu është ai i cili rregullon çështjet e kësaj gjithësie. Allahu për këtë thotë: Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk frikësoheni?" (dënimit) ( Junus 31).

E katërta:

Po ashtu prej kufrit është edhe thënja e disa sufive se Allahu zë vend në krijesat e Tij, gjersa ka thënë Ibën Arabij prej sufive i cili është i varrosur në Damask:

Zoti është rob dhe robi është Zot.

Ah sikur ta dija se kush është i ngarkuar me obligime.

Po ashtu ka thënë njëri prej këtyre iblisave:

Dhe nuk është qeni e as derri përveq se Zoti ynë.

Dhe nuk është Zoti përveq se Një i Cili qëndron në faltore.

Ka thënë Halaxh po ashtu prej sufive:

Unë jam Ai e Ai është unë.

Dijetarët për këto fjalë e gjykuan këtë  me mbytje dhe u mbyt. I lartësuar është Allahu nga ajo që thonë zullumqarët. I lartësuar është Ai.

( te shtyllat e imanit)

Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është shirku në adhurim

 

Ky është lloji i dytë i cili përfshin mohimin se vetëm Allahu meriton adhurimin ose  i bëjnë shokë Atij në adhurim, dhe kjo është disa forma:

E para:

Ata të cilët adhurojnë diellin, hënën, drunjët, shejtanin dhe të tjerët duke e lënë adhurimin e Allahut i Cili i ka krijuar këto gjëra. Allahu thotë në Kuran: Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut, i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë! (Fussilet 37).

E dyta:

Ata të cilët e adhurojnë Allahun por i bëjnë shokë Allahut në adhurim duke i adhuruar edhe disa idhuj, varresa dhe të tjera. Këta janë mushrikët e Mekës para islamit ku ata adhuronin Allahun kur ishin në vështërsi ndërsa i bënin shirk Atij kur ata ishin në rehati. Allahu për këtë na tregon: “(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin idhuj!( ankebut 65). Allahu në këtë ajet i ka cilësuar me shirk edhe pse ata e adhuronin vetëm Allahun kur i kaplonte frika në detë dhe e dinin se ata do të fundosen. Por ata nuk vazhdonin pastaj në këtë, ndërsa kur shpëtonin në tokë prap i bënin shirk Allahut.

E treta:

 Nëse Allahu nuk ka qenë i kënaqur me gjendjen e arabëve para islamit dhe i bëri ata pabesimtarë dhe jo vetëm kaq por e urdhëroi Pejgamberin e Tij që ti luftoj ata sepse ata i luteshin dikujt tjetër përveç Allahut dhe nuk pranonte sinqeritetin e tyre kur ata ishin në gjendje të vështirë, atëherë çka është gjendja e disa muslimanëve sot të cilët iu drejtohen njerëzve të vdekur duke iu lutur atyre në rehati dhe në vështërsi. Kërkojnë prej atyre atë që nuk ka mundësi ta bëjë dikush tjetër përveç Allahut sikur  shërimi i të sëmurëve, kërkimi i rrizkut, udhëzimit dhe e harrojnë Allahun, Krijuesin i Cili i ka krijuar edhe ata që janë të vdekur, harrojnë Krijuesin i Cili është Shëruesi, Furnizuesi. Këta të vdekur që njerëzit iu luten atyre ata nuk posedojnë asgjë, nuk ndëgjojnë thirrjen e të tjerve që ia bëjnë atyre, sikur që ka thënë Allahu: Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu). ( fatir 13-14). Ky ajet është i qartë se të vdekurit nuk dëgjojnë thirrjen e atyre që i thirrin dhe gjithashtu ky ajet është i qartë se lutja e tyre është prej shirkut të madh. Ndoshta dikush prej tyre thotë  se nuk ju besojnë atyre se ata mund të na sjellin ndonjë dëm apo dobi, por ne i marrim ata si ndërmjetësues me të cilët afrohemi tek Allahu. Përgjigjja e jonë për këtë është se pabesimtarët e Mekës para islamit kishin të njëjtin besim. Allahu thotë: Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!( junus 18). Ky ajet është i qartë se ai i cili adhuron dikë tjetër apo i lutet dikujt tjetër përveç Allahut ai është prej pabesimtarëve, edhe nëse ai nuk beson se ai ka mundësi ti bëjë dëm apo ti sjell dobi. Allahu i ka quajtur ata pabesimtarë për shkak se ata morën idhujt e tyre si ndërmjetësues. Allahu thotë: Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.( zumer 3). Ky ajet është i qartë për atë i cili i lutet dikujt tjetër me qëllim të afrimit tek Allahu sepse lutja është ibadet.

E katërta:

Ata të cilët nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Nëse njeriu beson se ligji i dikujt është më i vlefshëm se ligji i Allahut ose lejonë që në vend të ligjit të Allahut të gjykohet me ligje tjera  atëherë ky njeri llogaritet prej pabesimtave sepse gjykimi me ligjin e Allahut është prej adhurimeve të Allahut. Allahu thotë:  Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di. (Jusuf 40). Po ashtu fjala e Allahut: E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues (Maide 44). Ndërsa nëse gjykon jo me ligjin e Allahut por gjykon me diçka tjetër për shkak të epshit të tij apo për shkak se është i detyruar ai është zullumqar dhe mëkatar dhe nuk është pabesimtarë. Bazuar në fjalën e Ibën Abasit: “ kush mohon atë që ka zbrit Allahu është pabesimtarë ndërsa kush beson në të por nuk gjykon me ligjin e Allahut është zullumqar, mëkatar”. Këtë fjalë e ka zgjedhë Ibën Xheriri, ndërsa Ataa ka thënë se është kufër i vogël. Ndërsa ai i cili ka ngrirë ligjin e Allahut dhe në vend të tij ka vendos ligje të cilat bien në kundërshtim me ligjin e Allahut duke besuar se ata janë të përshtatshëm për të gjykuar me të, ky është kufër dhe dalje nga feja.

E pesta:

Të mos jeshë i kënaqur me ligjin e Allahut. Ose të mendosh se gjykimi i Allahut është një ngushtim dhe një rëndim për njeriun. Allahu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.( nisa 65) Ose e urren gjykimin të cilin e ka zbrit Allahu. Allahu thotë: E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.( muhamed 8,9).

 

Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është ti bësh shoq Allahut në cilësit e Tij

 

Ky është lloji i tretë që përfshin mohimin e emrave dhe cilësive të Allahut, apo dyshimi në  të.

Prej gjërave  që kundërshtojnë imanin është kur besimtari mohon emrat e Allahut, ose cilësit e Tij të cilat janë vërtetuar me Kuran dhe me hadithe të vërteta. Sikur që mohon dikush  dijen absolute të Allahut, ose jetën e Tij, fuqinë e Tij, ndëgjimin e tij, shiqimin e Tij, të folurit e Tij, mëshirën e Tij, qëndrimin e Tij mbi arsh, lartësin e Tij, zbritjen e Tij, dorën e Tij, syrin e Tij, këmbën e Tij dhe  cilësit tjera të cilat kanë ardhë në argumente ashtu sikur i takon Madhëris së Tij, pa bërë përgjasime. Allahu thotë: Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi (Shura 11). Në këtë ajet Allahu ka mohuar përgjasimin e Tij me krijesat e Tij dhe në anën tjetër ia ka vërtetuar vetës së Tij se posedon dëgjim dhe shiqim. Në këtë mënyrë kuptohen edhe cilësit tjera.

Prej gabimit dhe devijimit të qartë është komentimi apo ndryshimi i kuptimit të disa cilësive të Allahut sikur që bëjnë me qëndrimin e Allahut mbi Arsh të cilin e komentojnë me  mbizotërim. Kuptimi i fjalës istiva është ngritje dhe lartësim sikur që e ka komentuar këtë Imam Buhariu nga Muxhahidi dhe Ebu Alijeh. Këta dy të fundit janë prej selefëve sepse janë prej tabiinve. Komentimi apo ndryshimi i cilësive të Allahut mund të qojë edhe në mohimin e atyre cilësive. Ndryshimi i kuptimit të fjalës isteva (qëndrim) me fjalën istevla ( mbizotërim) nënkupton prishje dhe mohim e cilësis së Allahut. Allahu thotë: “ I Gjithmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhëris së Tij) ( ta ha 5). Po ashtu fjala e Allahut në kaptinën Mulk: A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet (Mulk 16). Fjala në qiell ka kuptimin mbi qiell. Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Allahu ka shkruar një libër para se të krijoj krijesat se mëshira Ime ka mundur hidhërimin Tim dhe ky libër është tek Ai mbi Arsh” ( muttefekun alejhi). Pra komentimi i cilësive të Allahut do të thotë ndryshim i cilësive të Tij sikur që ka thënë Muhamed Emin Shenkiti Autori i librit “ Advaul bejan” ku iu drejtohet atyre të cilët ndryshojnë cilësit e Allahut dhe thotë: “Ata të cilët i mohojnë cilësit e Allahut duhet të kenë parasysh dy gjëra:

E para që mos të hyjnë nën fjalën e Allahut i Cili iu drejtua qifutve: “e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun"ndjesë ( bekare 58). Ndërsa ata në vend të fjalës Hittatun shtuan fjalën Hintatun. Bënë këtë ndryshim të fjalës duke shtuar shkronjën –n-. Allahu këtë shtesë e quajti ndryshim, ku Allahu tha në surën Bekare: E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë (Bekare 59). Kështu veprojnë edhe ata të cilët i ndryshojnë cilësit e Allahut. Kur iu thuhet atyre isteva (qëndrim) ata shtuan shkronjë –l- dhe e bënë istevla (mbizotërim). Pra vepra e tyre është e ngjashme me veprën e qifutve të cilët shtuan në fjalën hittatun shkronjën –n- dhe e bënin hintatun.

Allahu e ka veçuar vetën me cilësi të veçanta që e dallojnë Atë nga krijesat e Tij sikur që është dija e të fshehtës. Allahu thotë në Kuran: “ Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij” (En’am 59). Ndërsa Allahu nëse dëshiron ia tregon disa fshehtësi të Dërguarve të Tij përmes shpalljes. Allahu thotë: Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.

Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atë botë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë) (Xhinn 26- 27). Prej kufrit  dhe mohimit të Allahut është të thuash se prej mirësisë së Pejgamberit janë edhe kjo botë dhe bota tjetër. Kjo botë dhe bota tjetër janë krijesa të Allahut e jo prej mirësisë së Pejgamberit, e as prej krijimit të tij. Allahu thotë: Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo (Lejl 13). Po ashtu prej kufrit dhe devijimit është të thuash se i Dërguari i Allahut e di të fshehtën. I dërguari i Allahut nuk e di se çka ka në lehvi mahfudh dhe atë që ka shkruar lapsi, sepse kjo është prej fshehtësirave të përgjithshme që nuk i di askush përveq Allahut. Një gjë të tillë e ka cek Kurani: Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!"(Neml 65). Allahu në këtë ajet ka përjashtuar edhe të Dërguarin e Tij që të di diçka nga e fshehta, ndërsa përjashtimi i njerëzve tjerë sikur eulijat është edhe më primar. Eulijat nuk kanë mundësi ta dinë edhe fshehtësit të cilat Allahu ia ka treguar të dërguarve të Tij përmes shpalljes sepse shpallja nuk zbret mbi eulijat, ajo është e veçant vetëm për pejgamberët. Çdo kush që pretendon dijën e fshehtë ose i besohet atij që pretendon këtë ai ka kundërshtuar imanin e tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ ai i cili shkon tek falltori apo tek ai që pretendon dijën e fsheht dhe beson në atë që thotë ai veç ka mohuar atë që i ka zbrit Muhamedit”( hadith i vërtetë transmeton Ahmedi).

Ajo që ndodh sot me këta njerëz, me këta rrenacak dhe mashtrues së njerëzve janë vetëm mendime, vese të shejtanit. Sikur të ishin të sinqert në atë që e thonë do të na kishin njoftuar për fshehtësit e qifutve dhe nuk do të ishin bë të nevojshëm për njerëzit që të marin pasurin e tyre pa të drejtë.

 

Prej gjërave që kundërshtojnë imanin është  edhe  mohimi apo fyerja e Pejgamberve

 

Ky është lloji i katërt i kundërshtimit të imanit që përfshinë mohimin e ndonjërit prej pejgamberëve, dhe kjo është në disa forma:

E para:

Të mohoj mesazhin e pejgamberit sepse dëshmia e Pejgamberit është prej kushteve të islamit.

E dyta:

Të fyej Pejgamberin, të dyshoj në sinqeritetin e tij, besnikërin e tij, të tallet me të, të ulë vlerën e tij, ose ti mohoj sjelljet e tij që kanë ardhë në hadithe të vërteta.

E treta:

Të përgënjeshtrojë apo të dyshoj në hadithet e vërteta, ose mos ti pranoj lajmet e vërteta për të cilat ai na ka paralajmëruar. Sikur që është dalja e Dexhallit, zbritja e Isait alejhi selam dhe lajme tjera të cilat janë vërtetuar në Kuran ose në hadithet e vërteta të Pejgamberit.

E katërta:

Që mos të besoj ndonjërëin prej pejgamberve të cilët i ka dërguar Allahu para Muhamedit alejhi selam. Ose të mos besoj në tregimet e tyre për të cilat na ka lajmëruar Kurani ose hadithet e vërteta.

E pesta:

Ai i cili pretendon se ka pejgamber pas Muhamedit sikur Gulam Ahmed prej Kadijanive ai është pabesimtar sepse Allahu thotë: Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.( ahzab 40). Po ashtu i dërguari i Allahut thotë: “ Unë jam i fundit që nuk do të ketë pejgamber pas meje” ( muttefekun alejhi). Ai që beson se  ka pejgamber pas Muhamedit pa marrë parasysh se kush është ai është pabesimtarë dhe ka kundërshtuar imanin e tij.

E gjashta:

Ti dhurosh Pjegamberit  cilësi të cilat nuk i atribuohen askujt tjetër përveq Allahut. Sikur që mendojnë disa se i Dërguari i Allahut di çdo të fshehtësi, sikur që thon sufitë. Gjersa njëri prej tyre iu është drejtuar Pejgamberit:

O ti i cili i di të fshehtat

Tek ti jemi drejtuar

O ti i cili shëron zemrat

Përshëndetjet qofshin mbi ty.

E shtata:

Të kërkosh prej Pejgamberit atë që nuk ka mundësi askush të ofroj përveç Allahut. Sikur që kërkojnë disa nga Pejgamberi ndihmë, shërim dhe gjëra tjera të cilat janë prezente sot në mesin e muslimanëve. Në veçanti sufitë të cilët mbushin fjalët dhe poezit e tyre duke kërkuar ndihmë prej Pejgamberit. Allahu thotë:  ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë (Enfal 10).  I Dërguari i Allahut thotë: “nëse kërkon, kërko vetëm prej Allahut”. Nëse Allahu përjashton edhe të Dërguarin  e Tij që të jetë ndihma prej tij, atëherë çka mbetet me ata njerëz të cilët evlijat e tyre i cilësojnë se ata e dinë të fshehtën, ose zotohen për ta, ose therrin kurbanë për ta, ose kërkojnë prej tyre atë që nuk kërkohet prej askujt përveç prej Allahut, sikur  kërkimin e rrizkut, shërimin, ndihmën dhe të tjera!

E teta:

Ne nuk mohojmë mrekullit e pejgamberve e as nuk mohojmë kerametet e evliave. Por, atë që nuk e pranojmë është që mos ti bëjmë ata shokë me Allahun dhe mos të ju lutem atyre sikur që i lutem Allahut, ose të therrim për ta sikur që therrim për Allahun. Ndërsa shohim disa varre që i quajnë varre të evliave të mbushura  me pasuri ku atë pasuri e marrin shërbëtorët dhe pronarët e atij vendi dhe kështu hanë pasurin e të tjerve pa të drejtë, ndërsa në anën tjetër shohim të varfër të cilët nuk gjejnë as një kafshatë për ta lehtësuar varfërin e  tyre.

Shumë prej këtyre varreve dhe prej këtyre vendeve që vizitohen në esencë nuk janë lajme të vërteta. Këto trillime janë prej  rrenacakëve dhe atyre që i mashtrojnë njerëzit që të hanë pasurin e tyre pa të drejtë.

Kam dëgjuar prej një profesori në vendin e shenjët një tregim se një njeri i varfër është takuar me një njeri të varfër. Secili prej tyre iu ankua njëri tjetrit për varfërinë. Shiquan në varrin e një evliaje  që ishte i mbushur me të holla. Njëri prej tyre tha: Do ta hapim një varr dhe do të vendosim në të një evlija që të bëhemi të pasur. Shoku i tij u pajtua më këtë mendim. Duke ecur rrugës  panë një gomar i cili ishte gati për të ngordhur. E therrën gomarin dhe e hapën një gropë pastaj e vendosën  në të. Pastaj varrin e ngritën dhe e vendosën mbi të një kupollë dhe secili prej tyre filluan që të lëmojnë këtë varrë për bereqet. Kur njerëzit kaluan pranë tyre dhe i panë në këtë gjendje i pytën se i kujt është ky varrë? Ata iu përgjigjen: Ky është varri i njërit prej evlijave Hubejsh b. Tubejsh i cili ka pas aq shumë keramete sa që nuk kemi mundësi ti numrojmë. Njerzit u mahnitën dhe u mashtruan nga kjo fjalë dhe filluan që  të hedhin para tek ky varrë gjersa ata tubuan një shumë të madhe të pasurisë. Këta dy të varfër pastaj filluan të ndajnë pasurin e tyre që kishin tubuar nga ky gomar dhe filluan të grinden në ndarjen e pasurisë. Filluan të bërtasin për shkak të mosmarrëveshjes. U tubuan njerëzit, pastaj njëri prej tyre tha: Betohem në këtë evlija se unë nuk kam marrë asgjë prej teje. Shoku i tij i tha: Po betohesh në këtë evlija ndërsa unë edhe ti e dimë se në këtë varrë është një gomar të cilin e kemi varros vetë me duart tona. U habitën njerëzit. U penduan për zotimet dhe pasurinë që kishin lënë tek ky varrë dhe morën pasurin e tyre të cilën e kishin lënë tek ky varrë.

Lexuar 10091 herë

Media

Image Gallery

Më shumë në këtë kategori: « Mos u arsyeto me kader

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Duatë e hyrjes dhe daljes nga xhamia
a) Kur hymë në xhami: Muhammedi alejhisselam thotë: " Kur të hyjë dikush prej jush në xhami le ta përshëndesë Muhammedin: ALL-LLAHUMME SAL-LI VE SEL-LIM ALA MUHAMMED [" O All-llah,bekoje dhe sjelli paqë Muhammedit"] ...pastaj le të thotë: ALL-LLAHUMMEFTAH LI EBVABE RAHMETIK [" O All-llahu im, m'i hap dyert e... Lexo më shumë...
Salavati
(Es-salatu alen-nebijji, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin ke ma barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. O Zot im, shprehe mëshirën Tënde ndaj Muhammedit dhe familjes së... Lexo më shumë...
Duaja e sejjidul istigfarit
All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente halekteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mes-teta’tu eudhu bike min sherr ma sana’tu ebuu leke bi ni’metike alejje ve ebuu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente. O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Teje. Ti më krijove mua dhe unë jam rob Yti. Po përpiqem sa të... Lexo më shumë...
Duaja kur vishen rrobat
Muhammedi alejhisselam thotë: "Kush i veshë rrobat e tij e pastaj thotë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI KESANI HADHETH- THEVBE VE REZAKANIHI MIN GAJRI HAVLIN MINNI VE LA KUVVETE [" Falënderimi All-llahut i cili ma bëri të mundshme t'i veshë këto rroba dhe më furnizoi me to pa mundin dhe fuqinë time"] ...All-llahu ia falë... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e pagjumsisë
All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk. O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin... Lexo më shumë...
Duaja pas ezanit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit: ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETIT¬TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI ATI MUHAM¬MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE'ADTEH [" O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit... Lexo më shumë...
Duat ë e gjumit
a)Kur bijmë të flejmë: Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë: BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA... Lexo më shumë...
Duaul-hitam - - Duaja përmbyllëse
All-llahummexh’al nebijjena lena fertan ve havdahu lena mevrida. All-llahummahshurna fi zumretihi vesta’milna bi sunnetihi ve teveffena ala mil-letihi vexh’alna fi hizbih. All-llahumme vexhma bejnena ve bejnehu ke ma amenna bihi ve lem nerehu. All-llahumme ve la tuferrik bejnena ve bejnehu hatta tudhilena mud’halehu vexh’alna min rufekaihi mean-nebijjine... Lexo më shumë...
Duaja kur hymë në treg
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush hyn në treg dhe thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR [" Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe... Lexo më shumë...
Duatë e daljes dhe hyrjes në shtëpi
a)Kur dalim nga shtëpia:   Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur del nga shtëpia: BISMIL-LAHI TEVEKKELTU `ALALL-LLAHI VE LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAHI [Me emër të All-llahut, iu mbështeta All-llahut, nuk ka ndryshim e as forcë prej meje përpos me All-llahun] ...i thuhet atij: Të mjafton, të mbron dhe të... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit