Mushrikët e kundërshtuan thirrjen e Pejgamberit për arsye se ajo biej në ndesh me besimin e tyre politesit dhe me pasimin e verbër që ia bënin parardhsëve të tyre. Të Dërguarin e Allahut e akuzuan me maxhi, me çmenduri pas që e kishin emërtuar me epitetin besnik.
I Dërguari i Allahut duroj të kqijat e popullit të tij duke zbatuar urdhërin e Allahut: Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.( insan 24).
I Dërguari i Allahut 13 vite qëndroi në Meke duke i thirrur në njëshmërin e Allahut duke përjetuar dënime dhe lloje të ndryshme të torturave. Pastaj bëri shpërnguljen me shokët e tij në Medine që të formoi një shoqëri të re islame e cila bazohet mbi drejtësi, dashuri dhe barazi. Allahu i ndihmoi të dërguarit të Tij me mrekulli të shumta. Më e rëndësishmja ishte Kurani i cili thërret në njëhsmërin e Allahut, në dije, xhihad dhe në virtyte të larta morale.
Ai ju dërgoi mesazhe të gjithë mbretërve të asaj kohe që të hyjnë në islam duke thënë: “ Bëhuni mysliman Allahu do të ju shpërblej dy herë për këtë”. Po ashtu i thërriste me fjalën e Allahut: Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"( ali imran 64).
I Dërguari i Allahut i luftoi mushrikët, jehudit, të krishterët dhe përafërsisht në njëzet beteja mori pjesë vetë personalisht.






Allahu dërgoi Pejgamberin