Ai i cili pastrohet duhet të ju kushtoj kujdesë veprimit të Pejgamberit kur ai pastrohej duke filluar:
Me pastrimin e duarve tri herë.
Pastaj pastron organin e tij.
Pastaj pastron tërë trupin e tij duke filluar nga ana e djatht pastaj të majtën duke pas parasysh vendet ku uji depërton me vështërsi si sqetullat, rrethë birave të veshve, kërthiza, gishtrinjët e këmbëve, fërkimi i trupit që ka mundësi fërkimi i tij. Esenca e tërë kësaj është ajo që transmetohet nga Aisha se i Dërguari i Allahut kur pastrohej prej xhunubllëkut fillonte me pastrimin e duarve të tij. Pastaj merte uj me të djathtën e vendoste në të majtën dhe e pastronte organin e tij. Pastaj merte abdest sikur që merte për namaz. Pastaj merte ujin dhe i fuste gishtrinjët e tij në rrënjët e flokve gjersa mendonte se ka arrit uji në rrënjët e tyre. Pastaj merrte tre grushta uj dhe hudhte mbi koken e tij, pastaj përshkonte me uj tërë trupin e tij.( Muttefekun alejhi).





