Gusli i preferuar është gusli që njeriu me të shpërblehet tek Allahu ndërsa nëse e len atë nuk ka mëkat tek Allahu:
Gusli ditën e xhuma- Pasi që xhumaja është ditë bashkimi i muslimanve për ibadet dhe për namaz, Allahu urdhëroi me gusël, duke i kushtuar një kujdesë të veçant në mynyrë që muslimanët në tubimet e tyre të jenë në formën më të mirë të pastërtisë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo të rritur musliman. Po ashtu të përdor sivakun dhe misk aq sa ka mundësi”. ( Buhariu). Shiqimi i parë i këtij hadithi tregon se gusli ditën e xhuma është obligim e jo një gjë e pëlqyeshme ashtu sikur që është mendimi i hadithologve.
Gusli në dy bajramet- Dijetarët kanë pëlqyer pastrimin para namazit të bajramit.
Pastrimi i atij që pastron xhenazen- Është e preferuar për atë që pastron xhenazen të pastrohet sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush pastron një të vdekur le të pastrohet dhe ai që e bart le të pastrohet”. ( hadithi i mir sipas Tirmidhiut dhe Ibën Haxher).
Gusli me rastin e veshjes së ihramit- Ai i cili vesh ihramin për haxh apo për umre preferohet të pastrohet para se ta vesh atë.
Gusli me rastin e hyrjes në Meke-. Është e preferuar për atë që dëshiron të hyj në Meke që të pastrohet. Një gjë të tillë e vepronte i Dërguari i Allahut.