Nuk ka diçka të keqe të hysh në banjo nëse ai që është në banjo sigurohet që mos të shihet diç prej pjesve të turpshme të tij, apo ai mos të shoh diçka të tillë tek të tjerët. Thotë Ahmedi: “ Nëse e di se ata që janë na banjo kanë të mbuluar pjesët e turpshme mund të hysh në të kundërtën jo”. I Dërguari i Allahut thotë: “ Mos të shiqoj burri në pjesët e turpshme të burrit tjetër e as gruaja mos të shiqoj në pjesët e turpshme të gruas tjetër”.( Muslimi).
I lejohet njeriut që të pastrohet me ujin me të cilën është pastruar gruaja e tij dhe në të kundërtën. Sikur që lejohet që gruaja dhe burri të pastrohen së bashku për një moment prej një uji. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Uji nuk bëhet i ndyt”. ( transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se është hadith i mir i vërtetë).
Nuk lejohet zhveshja e njeriut gjatë pastrimit para të tjerve, sepse zbulimi i pjesës së turpshme është i ndaluar. Ndërsa nëse mbulohet me ndonjë perde apo diçka tjetër atëherë nuk ka të keqe. Po ashtu nëse je larg prej syve të njerzëve nuk ka të keqe pastrimi zhveshur. Musa alejhi selam është pastruar i zhveshur sikur që ka transmetuar Buhariu.
Gusli i gruas është i njejt sikur gusli i burrit, përveçse gruaja nuk e ka të obliguar të zgjidh bistekët e saj nëse uji arrin në rrënjët e tyre. Bazuar nga hadithi i të Dërguarit të Allahut që transmeton Ummu Seleme se një grua tha: O i Dërguari i Allahut: Un jam një grua që lidhi bistek flokët e mija a ti zgjidhi ato kur ta pastrohem prje xhunubllëkut?. I tha: Të mjafton ty që të hudhësh tre grushta uj mbi kokën tënde pastaj ti hudhësh uj tërë trupit tëndë dhe kështu ti do të jesh e pastër” ( Muslimi).






Një gusël mjafton që njeriu të pastrohet prej menstruacioneve dhe prej xhunubllëkut. Po ashtu mjafton një gusël nëse bajrami është në ditën e xhuma. Po ashtu mjafton një gusël për xhunubllëkun dhe për ditën e xhuma, nëse ai i bënë këto me njet. Bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut: “ Çdo njeri merr atë për të cilën ka bërë njet”. Disa dijetar e mendojn se për çdo gusël duhet të ketë njet te veqantë.