Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101142
SotSot292
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë292
Ketë muajKetë muaj28883
GjithsejGjithsej1101142
E shtunë, 25 Shtator 2010 18:54

Kuptimi i fjalës la ilahe il-lallah

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 votes)

 

Kuptimi i fjalës la ilahe il-lallah

 

 

( nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut)

 

Kjo fjalë përmban mohimin e çdo adhurimi që i bëhet dikujt tjetër pastaj pohimin dhe vërtetimin se adhurimin e vërtetë e meriton vetëm Allahu.

Allahu thotë në Kuran: Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter (që meriton adhurimin) pos All-llahut (Muhamed 19).

I Dërguari i Allahut thotë: “Kush thotë la ilahe il-lallah me sinqeritet ka hyrë në xhennet” (transmeton Bezari ndërsa Albani thotë se është hadith i vërtetë)

Ndërsa fjala me sinqeritet ka për qëllim atë përson i cili e kupton këtë fjalë, punon me këtë fjalë dhe thërretë në këtë fjalë. Sepse në të ka njëshmëri të Allahut për të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit dhe xhinët.

 

Po ashtu i Dërguari i Allahut i tha axhës së tij Ebu Talibit kur ai ishte në momentet e vdekjes: o xhaxhai im thuaj la ilahe il-lallah, fjalë me te cilën do të kemë argument para Allahut dhe ai e refuzoi që të thotë një gjë të tillë. ( Trasnmeton Buhariu dhe Muslimi).

I dërguari i Allahut 13 vite në Meke i thërriste  pabesimtarët duke ju thënë: Thuani la ilahe il-lallah, ndërsa përgjegja e tyre ishte ashtu sikur përshkruan Allahu në Kuran: Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës". A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim! ( Sad 4-7)

Arabët e kuptonin mirë domethënjën e kësaj  fjale dhe e dinin se ai i cili e thotë këtë fjalë nuk duhet të adhuroj dikë tjetër dhe për këtë ata e refuzuan dhe nuk e thanë këtë fjalë. Allahu thotë në Kuran: Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"( Saffat 35, 36).

I Dërguari i Allahut po ashtu ka thënë: “Ai i cili thotë la ilahe il-lallah dhe mohon atë që audhrohet përveç Allahut është bë e shenjët pasuria e tij dhe gjaku i tij, ndërsa llogaria e tij do të jetë tek Allahu” ( Transmeton Muslimi). Kuptimi i këtij hadithi është se shqiptimi i kësaj fjale obligon që të mohohet dhe të ndalohet çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër përveç Allahut, siq  janë lutjet që iu bëhen të vdekurve dhe të tjera. Ajo çka është për tu çuditur tek disa mysliman të cilët e thonë këtë fjalë me gjuhët e tyre ndërsa e kundërshtojnë kuptimin e kësaj fjale me veprat e tyre dhe me lutjet që ja bëjnë dikujt tjetër përveq Allahut.

La ilahe il-lallah është baza e  besimit dhe islamit. Ajo është program i plotë për këtë jetë. Realizimi i kësaj fjale bëhet duke i drejtuar të gjitha ibadetet kah Allahu duke iu nënshtruar vetëm Allahut, duke iu lut vetëm Allahut dhe duke gjykuar vetëm me ligjin e Allahut.

Ka thënë ibnu Rexheb: Allahu është ai i cili respektohet dhe nuk kundërshtohet për shkak të madhërimit i Tij, dashurisë ndaj Tij, frikës ndaj Tij, shpresës ndaj Tij, mbështetjes në Të, kërkesës prej Tij.  Të gjitha këto nuk i meriton  askush përveq Allahut. Ai i cili i bënë shoq Allahut në ndonjërën prej këtyre gjërave të cilat janë të veçanta vetëm për Allahun ai njeri ka prishur sinqeritetin e tij ndaj fjalës la ilahe il-lallah.

I Dërguari i Allahut thotë: “Shqiptojuni të vdekurve tuaj (ata të cilët jan në momentet e vdekjes) fjalën la ilahe il-lallah. Ai i cili fjala e fundit e tij është la ilahe il-lallah një ditë prej ditëve do të hyjë në xhenet edhe nëse e ka godit atë diçka para saj”.( transmeton Ibën Hibani dhe Albani thotë se ky hadith është i vërtetë). Pra telkini që përmendet në këtë hadith nuk është për qëllim që të ja përkujtojmë të sëmurit në momentin e vdekjes këtë dëshmi por duhet ta urdhëorjmë atë që ta thotë këtë fjalë, për dallim të asaj që mendojn disa. Argument për këtë është ajo që transmeton Enes b. Malik se i Dërguari i Allahut ka vizituar një njeri prej ensarëve dhe  i tha: o daj thuaj: La ilahe il-lallah. I tha njeriu: A dajë apo axhë? I tha dajë. Tha: është më mirë  për mua që të them la ilahe il-lallah. I Dërguari i Allahut i tha po më mirë është për ty.

Fjala la ilahe il-lallah i bënë dobi atijë që e thotë nëse atë e praktikon në jetën e tij dhe nëse nuk e kundërshton atë me ndonjë shirk, sikur që është lutja e të vdekurve ose të gjallëve të cilët nuk janë prezent për të ndihmuar. Kjo i ngjan  abdesit i cili nëse  të ndodh dicka që e prish abdesin atëherë nuk ke abdes. Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Kush thotë la ilahe il-lallah do ta shpëtoj atë një ditë prej ditve prej zjarrit të xhehenemit”. ( transmeton Bejhekiu të cilin e ka vërtetuar Albani).

Lexuar 3380 herë

Media

Image Gallery

Më shumë në këtë kategori: « Shtyllat e Islamit

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Duaja e cila lexohet në natën e lejletul-Kadrit
All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul-afve fa’fu anni. O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua! All-llahummekfini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlile an men sivak. O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm... Lexo më shumë...
Duaja e istihares
"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve... Lexo më shumë...
Duatë e hyrjes dhe daljes nga xhamia
a) Kur hymë në xhami: Muhammedi alejhisselam thotë: " Kur të hyjë dikush prej jush në xhami le ta përshëndesë Muhammedin: ALL-LLAHUMME SAL-LI VE SEL-LIM ALA MUHAMMED [" O All-llah,bekoje dhe sjelli paqë Muhammedit"] ...pastaj le të thotë: ALL-LLAHUMMEFTAH LI EBVABE RAHMETIK [" O All-llahu im, m'i hap dyert e... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e marrjes së abdestit
All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel-mutetahhirin. O Zot, më bën prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që përpiqen të pastrohen!  
Duat ë e gjumit
a)Kur bijmë të flejmë: Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë: BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e pagjumsisë
All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk. O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin... Lexo më shumë...
Duaja pas ezanit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit: ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETIT¬TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI ATI MUHAM¬MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE'ADTEH [" O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit... Lexo më shumë...
Duatë e udhëtimit
a) Kur i hipim mjetit, veturës apo kafshës: Kur e vendosim këmbën themi: BISMIL-LAH [Me emër të All-llahut], e kur të drejtohemi themi: EL HAMDULIL-LAH [Falënderimi All-llahut], pastaj vazhdojmë: SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA VE MA KUNNA LEHU MUKRININ VE INNA ILA RABBINA LE MUNKALIBUN [" I madhëruar qoftë Ai që i... Lexo më shumë...
Duatë për në banjo apo nevojtore
a) Kur hymë në banjo apo nevojtore: Muhammedi alejhisselam thotë: " Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është: BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E'UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI [" Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe... Lexo më shumë...
Duaja kur hymë në treg
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush hyn në treg dhe thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR [" Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit