Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101146
SotSot296
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë296
Ketë muajKetë muaj28887
GjithsejGjithsej1101146
E shtunë, 25 Shtator 2010 19:54

Besimi na caktimin e Allahut

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(1 Vote)

Besimi në caktimin e Allahut është shtylla e gjashtë e besimit. Kuptimi i tij është ashtu sikur  ka thënë Imam Neveviu në librin e tij “ 40 hadithet e Imam Neveviut”: Allahu i ka caktuar gjërat në të kaluarën dhe e ka ditë Allahu se ato do të ndodhin në kohëra të caktuara, në vende të caktuara. Ato ndodhin ashtu sikur që i ka caktuar Allahu.

Besimi në caktimin e Allahut është në disa shkallë:

 Përcaktimi në dije

Allahu e ka ditë atë që  e veprojnë robërit e Tij prej të mirës dhe të keqes, respektimit dhe mos respektimit para se ata ti krijoj. Po ashtu e ka ditë se kush do të jetë prej banorve të  xhenetit dhe kush do të jetë prej banorve të xhehenemit dhe Allahu në bazë të dijës së Tij për atë që do të veprojnë robërit e Tij ka pregaditë për ta shpërblime apo dënime. Po ashtu Allahu këtë e ka shkruar tek Ai dhe e ka ruajtur atë. Veprat e robit ecin sipas dijës së Allahut dhe sipas shkrimit të Tij.

Përcaktimi në  në lehvi mafudh (vendi kur ruhen sekretet)

Imam Ibnu Kethiri e kë përmend në komentimin e tij  duke e transmetuar atë nga  Abdurrahman b. Selman se ka thënë: “ nuk ka diçka që ka caktuar Allahu përveq se ajo është në lehvi mahfudh”.

Përcaktimi në barkun e nënës

Në hadithin e të Dërguarit të Allahu ka ardh se kur fëmiu është në barkun e nënës dërgohet një melek dhe i fryn shpirtit të tij dhe i caktohen katër gjëra: Rrizkun e tij, jetën e tij se sa do të jetoj, veprat e tij dhe a do të jetë fatlum apo fatkeq.

Përcaktimi në kohërat e ndodhjes

Kjo do të thotë se Allahu ato caktime të tij i ka përcaktuar që të ndodhin kohëra të caktuara qoft ai caktim i mirë apo i keq.

 

Prej dobive të imanit në kader:

Kënaqësia dhe bindja në Allahun. Allahu thotë: “ nuk ndodhë ndonjë fatkeqësi përve se me lejën e Allahut” ( Tegabun 11). Ka thënë Abdullah b. Abasi se ndodhë me  urdhrin e Alahut (me caktimin e Allahut). Po ashtu thënja e Allahut: “dhe ai që beson në Allahun udhëzohet zemra e tij” Tegabun 11). Ka thënë Ibnu Kethiri në komentimin e këtij ajeti: “ Atë që e godet ndonjë fatkeqësi dhe e di se është me caktimin e Allahut dhe pastaj  bënë durim, llogarit shpërblimin tek Allahu dhe iu nënshtrohet caktimit të Allahut, Allahu do të udhëzoj zemrën e tij dhe do të ja zavendësoj atë që i ka shkuar me diç shumë më të mirë se ajo”, Ka thënë Ibnu Abasi: “ e udhëzon zemrën e tij në bindje dhe e di se ajo që e ka godit nuk është për shkak të gabimit të tij dhe ajo që  e gabon nuk është për shkak të goditjes së tij”. Ka thënë Alkame: “ kë është njeriu të cilin e godit ndonjë  fatkeqësi dhe e di se ajo është prej Allahut”.

Falja e mëkateve. I Dërguari i Allaut thotë: “ Nuk e godet besimtarin ndonjë lodhje apo ndonjë sëmundje, apo ndonjë pikëllim apo mërzia e tij përveq se Allahu do të ja falë mëkatet e tij” ( Mutefekun alejhi). Allahu thotë: po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!"  Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.( Bekare 155-157).

Pasuria e shpirtit. I Dërguari i Allahut thotë: “ Bëhu i kënaqur me atë që të ka caktuar Alahu  do të jeshë më i pasuri”. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Pasuri nuk është në mallë por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore”. Ajo çka shohim ne sot se shumica e  atyre që posedojnë pasuri të madhe shumica prej tyre janë të varfër në shpirtërat e tyre. Ndërsa ai që posedon pak prej pasurisë është i kënaqur me atë që ia ka caktuar Allahu pasi që i merr shkaqet dhe  gjithashtu është i pasur në shpirtin e tij.

 Mos gëzimi i tepruar dhe mos pikëllimi i tepruar. Allahu thotë: “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.  Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.( Hadid 22- 23). Ka thënë Ibnu Kethiri në komentimin e këtyre ajeteve: “ Mos u mburrni para njerëzve me atë që ju ka begatuar Allahu sepse ajo nuk ka arrit me angazhimin tuaj, por ajo ka qenë me caktimin e Allahut dhe furnizimin e Tij. Begatit e Allahut mos te jenë shkak që ju të bëheni mendjemdhenjë”. Ndërsa Ikreme ka thënë: “ Nuk ka dikush në këtë botë përveçse gëzohet dhe pikllohet. Por, bëjeni gëzimin tuaj falënderim ndaj Allahut dhe pikëllimin tuaj  durim”.

Trimëria. Ai i cili beson në caktimin e Allahut ai është trim dhe nuk i frikohet askujt tjetër përveq Allahut. Sepse ai e di se jeta e tij është e caktuar dhe ajo që ka gabuar nuk ka mund të ia qëlloj ndërsa ajo që e ka godit nuk është për shkak të gabimit të tij. Po ashtu ai që beson në caktimin e Allahut e di se fitorja  vie me durim dhe lehtësimi vie pas vështërsive.

Mos frika prej dëmve të njerzëve. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Dije se sikur i tërë ummeti të bashkohet që të bëjë një të mirë nuk kanë mundësi  ta bëjën atë përveqse atë që ka caktuar Allahu edhe  sikur i tërë ummeti të bashkohet për të bërë ndonjë të keqe nuk kanë mundësi ta bëjnë përveq atë të cilën e ka caktuar Allahu. Janë ngrit lapsat dhe janë tharë fletat”. ( Transmeton Tirmidhiu i cili ka thënë se ëshët hadith i mirë i vërtetë).

Mos frika nga vdekja. Thuhet se Aliu ka thënë:  Për  cilën ditë të iku nga vdekja. Për ditën të cilën nuk më është caktuar vdekja apo për ditën që më është caktuar. Atë ditë që nuk më është caktuar nuk i frikohem ndërsa atë ditë që më është caktuar nuk mund ti shpëtoj”.

Mos pendimi për atë që të ka kaluar. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Besimtrai i  fuqishëm është më i mirë  dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, dhe në të gjithë ka mirësi. Kujdesu për atë që të bënë dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u ndal. Nëse të godet diç mos thuaj sikur  të kisha vepruar kështu do të ishte kështu, por thuaj: Caktimi i Allahut, Ai  vepron çka të dojë. Sepse fjala sikur hap veprat e shejtanit”. ( transmeton Muslimi).

E mira është në atë që ka zgjedh Allahu. Nëse myslimani përshembull goditet me ndonjë plag në dorën e tij le ta falënderoj Allahun që nuk ju ka thyer dora. Nëse iu është thye le ta falënderoi Allahun që nuk iu është këput e tëra. Tregohet se një njeri tregtar ishte duke e pritur aeroplanin që të shkoj diku dhe të bëjë një marrëveshje tregtare. Kur thirri myezini hyri që të fal namazin dhe kur doli nga namazi pa  se aeroplani i kishte kaluar. U ul i piklluar nga ajo që i kishte ikur. Pas një momenti ndëgjoi  se aeroplani kishte eksploduar në ajër. Atëherë  tregtari i ra në sexhde Allahut duke e falënderuar për shpëtimin e tij dhe për vonesën që e kishte bërë për shkak të namazit. Iu kujtua fjala e Allahut: Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.( Bekare 216).

Lexuar 3859 herë

Media

Image Gallery

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Istigfari dhe Teubja
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë në disa hadithe: "Për Allahun, unë i kërkoj falje e pendohem tek Ai më shumë se shtatë-dhjetë herë në ditë." "O njerëz! Pendohuni tek Allahu që të gjithë. Unë i kërkoj falje Atij njëqind herë në... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e marrjes së abdestit
All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel-mutetahhirin. O Zot, më bën prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që përpiqen të pastrohen!  
Duaja e rëskut-furnizimit
All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik. O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde! All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha la jesrifu anni sejjieha il-la ent. O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në... Lexo më shumë...
Dhikri pas përfundimit të abdesit
  Esh-hedu en lá Iláhe il-lAlláhu vahdehu lá sheríke lehu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhú ve resúluhú. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një, i vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi (s.a.v.s.) është rob dhe i Dërguar i Tij. Muslimi 1/209 .... Lexo më shumë...
Duat ë e gjumit
a)Kur bijmë të flejmë: Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë: BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA... Lexo më shumë...
Duaja kur vishen rrobat
Muhammedi alejhisselam thotë: "Kush i veshë rrobat e tij e pastaj thotë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI KESANI HADHETH- THEVBE VE REZAKANIHI MIN GAJRI HAVLIN MINNI VE LA KUVVETE [" Falënderimi All-llahut i cili ma bëri të mundshme t'i veshë këto rroba dhe më furnizoi me to pa mundin dhe fuqinë time"] ...All-llahu ia falë... Lexo më shumë...
Salavati
(Es-salatu alen-nebijji, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin ke ma barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. O Zot im, shprehe mëshirën Tënde ndaj Muhammedit dhe familjes së... Lexo më shumë...
Duatë e daljes dhe hyrjes në shtëpi
a)Kur dalim nga shtëpia:   Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur del nga shtëpia: BISMIL-LAHI TEVEKKELTU `ALALL-LLAHI VE LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAHI [Me emër të All-llahut, iu mbështeta All-llahut, nuk ka ndryshim e as forcë prej meje përpos me All-llahun] ...i thuhet atij: Të mjafton, të mbron dhe të... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e brengave dhe borxheve
All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi vel-huzni ve eudhu bike minel-axhzi vel-keseli ve eudhu bike minel-xhubni vel-buhli ve eudhu bike min galebetid-dejni ve kahrir-rixhal. O Zot, e kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe pikëllimi! Prej Teje kërkoj mbrojtje nga dobësia dhe përtacia. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga frika dhe koprracia. Prej Teje kërkoj... Lexo më shumë...
Çka thuhet për largimin e kurtheve të shejtanit
EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT TÄMMÄTI EL-LETI LA JUXHÄVIZUHUNNE BERRUN VE LA FAXHIRUN MIN SHERRI MA HALEK, VE BERE-E VE DHER-E, VE MIN SHERRI MA JENZILU MINES SEMÄI, VE MIN SHERRI MA JA'ERUXHU FIHA, VE MIN SHERRI MA DHERE-E FIL ARDI, VE MIN SHERRI MA JEHRUXHU MINHA, VE MIN SHERRI FITENIL LEJLI VEN NEHÄR, VE MIN SHERRI KUL-LI TÄRIKIN IL-LA TÄRIKAN, JETRUKU BI... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit