Çdo mysliman duhet të besoj se e mira dhe e keqja është me caktimin e Allahut, me dijën e Tij dhe me dëshirën e Tij, por veprimi i njeriut të në të mirë apo në të keqe është me zgjedhjen e tij.
Marrja parasysh e obligimeve dhe ndalesave të Allahut është obligim i çdo myslimani.
Nuk i lejohet myslimanit që ti bëjë mëkat Allahut dhe pastaj të thotë kështu Allahu e ka caktuar.
Allahu i ka dërguar pejgamberët dhe atyre iu ka zbrit libra që të ju tregojnë njerëzve rrugën e lumturisë dhe rrugen e fatkeqësis.
Po ashtu e ka nderuar njeriun me mendje dhe me logjik, ia ka mësuar rrugën e drejtë dhe rrugën e gabuar. Allahu thotë në Kuran: “Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.( Insan 3).
Nëse njeriu e lenë namazin apo pi alkoolin e meriton dënimin e Allahut për thyerjen e urdhërit të Tij. Po ashtu për këtë mëkat ka nevojë për pendim dhe nuk ka mundësi të arsyetohet me caktimin e Allahut.