E hanë, Maj 21, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 300 |
![]() | Dje | 1293 |
![]() | Ketë javë | 300 |
![]() | Ketë muaj | 28891 |
![]() | Gjithsej | 1101150 |
I Dërguari i Allahut thotë:
Mos bëni zili ndaj njëri tjetrit. Mos urreni njëri tjetrin. Mos ndëgjoni zërin e e njëri tjetrit fshehtas.
Mos bëni garime ( që vetëm ti të kesh diçka çka të tjerët nuk e posedojnë). Mos kërkoni të metat e tjetër kujt.
Mos shtoni në çmimin e asaj që nuk dëshironi të bleni. Mos u largohuni nga njëri tjetri.
I Dërguari i Allahut thotë:
Allahu ka mallkuar atë që nuk vetullat dhe asaj që i nuken. ( muttefekun alejhi).
Kini frikë Allahun dhe të jeni të mir në kërkim. ( i vërtetë transmeton Hakimi).
Ulni zërat e juaj sepse ju nuk po i luteni atij që është i shurdhër e as atij që nuk është prezent.( transmeton Muslimi).
I Dërguari i Allahut thotë:
Nuk do të bëhet kjameti gjersa ti luftojnë muslimanët të qifutët dhe muslimanët do të fitojnë. ( transmeton Muslimi).
Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta ai është në rrugën e Allahut. ( transmeton Buhariu).
Kush vdes duke iu lut dikujt tjetër përveq Allahut ai do të hyj në zjarr. ( transmeton Buhariu).
Kush fshe prej dituris së tij. Allahu ati do ti vendos në ditën e gjykimit frer të zjarrit. ( i vërtetë transmeton Ahmedi).
I Dërguari i Allahut thotë:
Musliman është ai prej dorës dhe gjuhës së të cilit të tjerët janë të shpëtuar. ( muttefekun alejhi).
Fyerja e myslimanit është mëkat ndërsa mbytja e tij është Kufër.(transmeton Buhariu).
Mbuloje kofshën tënde sepse kofsha e burrit është prej pjesve të turpshme. ( i vërtetë transmeton Ahmedi).
I Dërguari i Allahut thotë:
Un kam lënë tek ju atë që nëse kapeni për të asnjëherë nuk keni për të humbur: libri i Allahut dhe sunneti i Pejgamberit të Tij.( transmeton Hakimi dhe Albani thotë se është hadith i vërtetë).
Kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e udheqsave të drejt( hulefae rrashidin) të udhëzuar pas meje. Kapuni fortë për të ( hadith i vërtetë transmeton Ahmedi).
Allahu thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. ( ali imran 31). I Dërguari i Allahut thotë: “ Nuk ka besuar ndonjëri prej jush derisa të jam un më i dashur tek ai se fëmiu i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi”.( transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Allahu dërgoi Pejgamberin mëshir për mbarë njerëzimin. Ai i thërriste arabët dhe të gjithë njerëzit në atë që është e dobishme për ta dhe për lumturin në këtë botë dhe në botën tjetër.
Gjëja e parë në të cilën ai thërriste ishte njëshmëria e Allahut dhe adhurimi i Tij. Allahu thotë: Thuaj: "Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"( xhinn 20).
I Dërguari i Allahut ishte njeriu më i mëshirshëm. Ishte shum bujar ndaj shokve të tij.
Nëse ata ishin në ndonjë situat të vështir ai ua lehtësonte. I pari fillonte me përshëndetje kur takonte ndonjërin prej tyre.
Nëse i fliste dikujt për dore nuk largonte dorën e tij prej dorës së njeriut gjersa njeriu fillonte i pari të heq dorën e tij.
Ishte njeriu më modest. Kur hynte në mexhlise nuk zgjedhte ndonjë vend të posaqëm dhe me një gjë të tillë urdhëronte.
Sjellje dhe etika
Morali i Pejgamberit
Morali i Pejgamberit ishte Kurani. Hidhërohej për hirë të Allahut dhe gëzohej për hirë të Allahut.
Nuk hidhërohej për vetën e tij asnjë herë përveç nëse shkileshin dispozitat e Allahut.
Ishte njeriu më besnik, njeriu më i sinqert, njeriu më i sjellshëm me familjen e tij.
Të besosh se ai është i dërguar prej Allahut. Besojmë në atë që na ka lajmëruar dhe e rrespektojmë atë që na urdhëron, lëmë atë që na ka ndaluar dhe e adhurojmë Allahun me atë që na ka ligjësuar.
Thotë Ebu Hasen Nedevij në librin e tij: “ Synimi i Pejgamberve në çdo kohë dhe në çdo vend ka qen përmisimi i besimit ndaj Allahut tek njerëzit, përmisimin e lidhjeve mes robit dhe Krijuesit të Tij, thirrje në sinqeritetin në Allahun dhe se Allahu është Ai i Cili sjell dëmin dhe dobin. Thirrje në atë se vetëm Allahu është Ai i Cili adhurohet, të shpresojmë dhe ti lutemi vetëm Atij.