Gabimi i dytë:
Thënja e njohur se materia nuk është e shpikur e as nuk përfundon. Një fjalë të tillë e gjejmë tek nxënësit e shkollës në lëndën e kimisë, fizikës dhe lëndë tjera. Një fjalë e tillë është e kotë. Çdo send në këtë botë nuk ka ekzistuar fare pastaj Allahu është Ai i Cili i ka shpikur ato.
Sikur që ajo është e shpikur ajo edhe ka fundin e saj. Të gjitha këto krijesa kanë fundin e tyre pastaj do ti ringjall Allahu dhe xheneti, xhehenemi do të jenë për gjithmonë nuk do të humbin asnjëherë.
Gabimi i tretë:
Prej shprehjeve të përhapura është edhe ajo se nëse ti këshillon dikë prej njerëzve me diç prej sunnetit e në veçanti sunnetet e dukshme si mjekra, shkurtimi i pantollonëve dhe të tjera ai të drejtohet me fjalën: kjo nuk është pa tjetër sepse devotshmëria është në zemër. Ne themi se kjo fjalë është vërtetë por që synohet me të e kota. Sepse i Dërguari i Allahut është ai i cili e ka thënë këtë fjalë “ devotshmëria është këtu”, por kur e ka thënë këtë fjalë?. E ka thënë këtë fjalë i Dërguari i Allahut kur i mësonte shokët e tij që të edukohen me etika islame kur ju tha: “ Mos bëni zili, mos urreni njëri tjetrin, mos mashtroni në shitblerje dhe mos ja ktheni shpinën njëri tjetrit. Mos të futet dikush në blerjen e dikujt dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër. Myslimani është vëlla i myslimanit, nuk i bënë zullum, nuk e mashtron, nuk e nënçmon dhe mos ta gënjej. Pastaj tha: devotshmëria është këtu dhe bënte me gisht ka gjoksi i tij. I mjafton njeriut nga e keqja që të nënçmoj vllahun e tij mysliman. Çdo mysliman për myslimanin është haram gjaku i tij, pasuria e tij dhe dneri i tij”. ( Buhariu). I Dërguari i Allahut i tha këto fjalë në mardhënjet mes myslimanëve. Sikur ky njeri i cili thotë se devotshmëria është në zemër, sikur të ishte ashtu sikur thotë atëherë edhe gjymtyrët e tij do ti nënshtroheshin Allahut dhe devotshmëria e tyre do të shëndërrohej në vepër sikur që u shëndërrua devotshmëria e njerëzve të mirë dhe të sinqertë në vepër. Andaj kujdes vëlla i nderuar dhe mos e thuaj këtë fjalë me të cilën dëshiron mos praktikimin e çështjeve të sheriatit të cilat kërkohen prej teje.
Gabimi i katërt:
Prej gabimeve të përhapura në shprehje është edhe fjala kur dikush të thërret në telefon dhe ngrit dëgjuesën duke i thënë “ diçka të mirë o zog”. Një fjalë e tillë apo të ngjashme me të është e përhapur te shumica e njerëzve. Një gjë e tillë ka qenë e përhapur në kohën e injorancës kur ata lëshonin një zog për të fluturuar dhe nëse ai shkonte në të majtë thonin është diçka e keqe ndërsa nëse shkonte në anën e djathtë bëheshin optimist. Po ashtu kur merrnin ndonjë rrugë e lëshonin një zog nëse fluturonte në anën e majtë nuk udhëtonin ndërsa nëse shkonte në anën e djathtë udhëtonin. Andaj një shprehje e tillë që cekëm më lart është e ndërtuar mbi këtë besëtytni dhe për këtë duhet të largohemi nga kjo shprehje.
Gabimi i pestë:
Prej gabimeve gjithashtu është edhe betimi jo në Allahun. Duhet të largohemi nga kjo, sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Ai i cili betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bër kufër apo ka bër shirk ( hadithi i vërtetë sipas Albanit). Prej betimeve jo për Allahun janë betimi në Pejgamberin, betimi në jetën e njeriut, betimi në nderin e tij, të gjitha këto shprehje janë të ndaluara dhe duhet të largohemi prej tyre.
Gabimi gjashtë:
Ka edhe disa shprehje tjera të përhapura sikur fjala e dikujt në lutje ndaj dikujt: paç jetë të vazhdueshme. Një fjalë e tillë nuk lejohet të thuhet sepse nuk ka dikush që jeton gjithmonë në këtë botë. Por nëse dëshiron dikujt ti bësh dua në këtë thuaj: Allahu ta zgjat jetën tënde në adhurimin e Allahut, por ti thuash dikujt paç jetë të vazhdueshme apo të përhershme kjo nuk lejohet sepse i vetmi i Cili do të mbetet është Allahu.
Gabimi i shtatë:
Prej shprehjeve është gjithashtu edhe kështu kanë dashtë caktimet, ose kështu kanë dashtë situatat që të ndodh kështu e kështu. Një gjë e tillë nuk lejohet sepse caktimet apo situatat nuk janë ato që dëshirojnë, por dëshira dhe caktimi është në duart e Allahut.
Gabimi i tetë:
Prej shprehjeve të përhapura është edhe shprehja e disave ndaj mysafirit të tij: Për Zotin ke me ngrënë. Një gjë e tillë nuk lejohet sepse nuk ka nevojë që Allahut të betohet për çdo gjë. Madhëria e Allahut është më e madhe se sa të përdoret në çdo betim.
Gabimi i nëntë:
Prej gabimeve gjithashtu është edhe shprehja e dikujt se nuk lejohet të pyetet se ku është Allahu. Nëse nxënësi e pyet mësuesin me këtë pyetje atëherë ai e kundërshton një gjë të tillë. Ndërsa i Dërguari i Allahut e ka pyet robëreshën dhe i ka thënë: Ku është Allahu. Robëresha tha: në qiell. Ata të cilët ndalojnë që njeriu të pyët për këtë, e bëjnë këtë në bazë të mendimit të tyre të cilët nuk besojnë se Allahu qëndron lart mbi krijesat e Tij. Ata mendojnë se Allahu është në çdo vend. Kjo është një risi të cilën e kanë shpikur grupet e devijuara prej xhehmive, mutezilive dhe ata që i kanë pasuar prej esharive dhe maturidive.
Shumë argumente kanë vërtetuar se Allahu qëndron në qiell mbi Arshin e Tij. Për këtë nuk lejohet që të kundërshtojmë atë i cili bën pyetje të ngjashme ose sqaron diçka të ngjashme, sepse kjo është prej natyrshmërisë së njeriut që Allahu i ka krijuar në këtë natyrshmëri.
Gabimi dhjetë:
Edhe disa shprehje të cilat nuk lejohen të përdoren:
-
fjala e dikujt, kur i ndihmon ti, se ndihma e jote erdhi më shpejt se ndihma e Allahut. Ruana Zot prej një shprehje të tillë.
-
shprehja e atij që iu është bë zullum Allahu të bëftë zullum ty. Një shprehje e tillë nuk lejohet sepse Allahu nuk i bë zullum askujt.
-
Allahu e tradhton atë i cili tradhton. Një shprehje e tillë nuk lejohet.
-
thënja e disave kur goditet me ndonjë fatkeqësi se: Çka kam bërë un o Zoti im.
E tërë kjo ishte një rezyme e shkurtër e disa gabimeve që janë të përhapura tek njerëzit në çështjen e besimit. Lusim Allahun që të na udhëzojë në rrugën e drejtë , të na ndriçon me besimin e pastër, të na largojë nga çdo besim i kotë dhe çdo sjellje dhe shprehje me të cilën nuk është i kënaqur Allahu.
O Zot ne kërkojmë prej Teje udhëzim dhe devotshmëri. Kërkojmë prej teje besim të vërtetë. Kërkojmë stabilitet në këtë gjersa të takojmë Ty.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
Lutja e fundit është Falënderimi i takon Allahut Zotit të botërave.

















