Joomla TemplatesWeb HostingFree Money
Pergjigjet
Njohuri rrethë Islamit

Obligueshmërija e namazit të të sëmurit on 29/07/2010 prej Ebuemir
Obligueshmërija e namazit të të sëmurit
Kujdes vlla i nderuar në ...
140 0

Hadithet e namazit on 18/07/2010 prej Ebuemir
Hadithet e namazit
  Faluni sikur që ...
329 0

Flash Video e fundit

Kategori: Ilahije
Vlersime:
Shikuar: 920
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 1573
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 728
Galeria
Stats
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval
Statistikat
287080
SotSot438
DjeDje1064
Këtë javëKëtë javë438
Kete muajKete muaj4497
KrejtsishtKrejtsisht287080
38.107.191.104

Dobit e muajit të Ramazanit

E mërkurë, 10 Shkurt 2010 22:01

Kushtet e namazit

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(0 vlersime)

Këto kushte janë para namazit dhe nuk pranohet namazi nëse nuk plotësohen këto kushte:

  1. Hyrja e kohës së namazit.

  2. Pastrimi prej papastërtisë së vogël dhe asaj të madhe. I Dërguari i Allahut ka thënë: Allahu nuk e pranon namazin pa qenë i pastër (Muslimi dhe të tjerët).

  3. Pastrimi i trupit, rrobës, vendit ku falësh prej papasërtisë. Këtë e bënë sa të ketë mundësi. Nëse nuk ka mundësi ta largoi papastërtin atëherë falet ashtu.

  4. Mbulimi i pjesës së turpshme. Bazuar nga fjala e Allahut: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin) ( a’raf31). Fjala e Allahut zbukurim në këtë ajet është për qëllim mbulimi i pjesëve të turpshme. Ndërsa fjala mesxhid është për qëllim namazi. D.m.th. Mbuloni pjesët e turpshme për çdo namaz. Pjesë e turpshme tek burri llogaritet prej kërthizës e deri tek gjunjët. Ndërsa tek femrat i tërë trupi duhet të mbulohet përveç fytyrës dhe duarve. Nëse rroba është e tejdukshme sa që vërehet lëkura atëherë namazi nuk pranohet.

  • Kthyrja në drejtim të kiblës (Qabës). Bazuar nga fjala e Allahut: Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë.( bekare 144). Ai i cili e sheh Qabën duhet të kthehet direkt në drejtim të saj. Ndërsa ai që nuk e sheh Qabën mjafton që të kthehet nga ana e saj. Sepse kjo është ajo që ka mundësi njeriu ta bëjë kur ai nuk e sheh Qabën. Kthimi ka Kibla është obligim përveç në raste të tilla:

    • namazi nafile kur njeriu është i hypur mbi ndonjë mjet udhëtimi. Pra i lejohet atij të fal sunnetin duke qenë hypur mbi mjetin e udhëtimit. Lakohet pak për ruku dhe pastaj për sexhde më shumë. Ndërsa kibla e tij është kah shkon mjeti i tij i udhëtimit.

    • Ai i cili frikohet apo është i detyruar në këtë, apo i sëmuri edhe këtyre ju lejohet namazi edhe nëse nuk janë të kthyer në drejtim të kiblës, normal nëse i pamundësohet kthimi ka kibla.

  • Nijeti. Namazliu bënë nijet në mendjen e tij se apo e fal sunnetin apo farzin dhe

  • cilin namaz po e fal. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe çdo njëri merr atë për të cilën e ka bërë nijet.(Buhariu).

     

    Shtyllat e namazit

    Namazi posedon shtyllat e tij, mbi të cilat ndërtohet realiteti i namazit tënd. Këto shtylla janë brenda namazit dhe nëse mungon një shtyllë nuk realizohet namazi.

    Shtyllat e namazit janë këto:

    1. Tekbiri fillestar. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Qelsi i namazit është pastërtia ndërsa fillimi i tij është tekbiri dhe fundi i tij është selami.( Tirmidhiu dhe të tjerët).

    2. Qëndrimi në këmbë. Bazuar nga fjala e Allahut: faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij ( bekare 238). Ndërsa sa i përket namazit vullnetar lejohet të falet ulur edhe nëse ai ka mundësi. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “Namazi i njeriut ulur është gjyma e namazit” ( muttefekun alejhi). Ai që nuk ka mundësi ta fal farzin në këmbë falet në çfarëdo mënyre që ka mundësi.

    3. Leximi i kpatinës Fatia. Leximi i kaptinës fatia është obligim në çdo rekat qoftë farz apo nafile. Bazuar nga fjala e të dërguarit të Allahut: “ nuk ka namaz ai i cili nuk lexon kaptinën Fatia”.

    4. Rukuja. Rukuja është gjithashtu shtyllë e namazit dhe realizohet duke përul shpinën dhe duart duke i lëshuar tek gjunjët. Pa tjetër duhet që të qetësohesh ne ruku. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ shko në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh në të”. ( Buhariu).

    5. Ngritja prej rukus dhe drejtimi i trupit duke u qetësuar në këmbë. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Pastaj ngritu derisa të drejtohesh mirë në këmbë. ( Buhariu).

    6. Sexhdeja dhe ngritja prej saj po ashtu në formë të qetësuar. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ pastaj bëje sexhden gjersa të qetësohesh në sexhde pastaj ngritu ulur gjersa të qetësohesh” ( Buhariu). Bënë sexhden e parë pastaj ngritesh prej saj e bënë sexhden e dytë duke u qetësuar në të gjitha këto veprime. Kjo është shtyllë edhe në farz e edhe në nafile. Gjymtyrët me të cilat bëhet sexhdeja janë: fytyra, dy shuplakat e duarve, gjunjët, dhe këmbët. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ jam urdhëruar që të bëjë sexhde me shtatë gjymtyrë: “ ballin dhe pastaj bëri me dorë ka hunda e tij, duart, gjunjët dhe majet e këmbëve” ( muttfekkun alejhi).

    7. Ulja e fundit dhe leximi i teshehudit. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të : “ nëse ngrit kokën prej sexhdes së fundit dhe ulesh në teshehud veç është plotësuar namazi yt”. ( muttefekun alejhi).

    8. Dhënja e selamit. Dhënja e selamit në fund të namazit është vërtetuar me veprimin e Pejgamberit dhe prej fjalës së Pejgamberit: “ qelsi i namazit është pastërtia. Fillimi i tij është tekbiri fillestar dhe fundi i tij është selami”.

     

     

    Ebuemir

    Ebuemir

    E-mail: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
    Data Hixhri
    Hene 28 Ramadan 1431, 6 Shtatot 2010
    Kohet e Namazit
    Vaktija
    Kush është në lidhje
    Momentalisht kemi 18 mysafirë në linjë
    Reklam