Joomla TemplatesWeb HostingFree Money
Pergjigjet
Njohuri rrethë Islamit

Obligueshmërija e namazit të të sëmurit on 29/07/2010 prej Ebuemir
Obligueshmërija e namazit të të sëmurit
Kujdes vlla i nderuar në ...
140 0

Hadithet e namazit on 18/07/2010 prej Ebuemir
Hadithet e namazit
  Faluni sikur që ...
329 0

Flash Video e fundit

Kategori: Ilahije
Vlersime:
Shikuar: 920
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 1573
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 728
Galeria
Stats
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval
Statistikat
287090
SotSot448
DjeDje1064
Këtë javëKëtë javë448
Kete muajKete muaj4507
KrejtsishtKrejtsisht287090
38.107.191.100

Dobit e muajit të Ramazanit

E hanë, 08 Mars 2010 22:14

Sunnetet e namazit

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(0 vlersime)

Është sunnet që namazliu të ju përmbahet këtyre gjërave në mënyrë që të arrinë shpërblimin më të madhë.

Prej sunneteve të namazit janë:

  1. Ngritja e duarve në drejtim të kiblës gjerë te shpatullat dhe kjo në këto vende:

    • Ngritja e duarve në tekbirin fillestar në fillim të namazit, bazuar në veprimin e Pejgamberit në këtë formë.

    • Ngritja e duarve duke shkuar në ruku dhe duke u ngrit prej saj. I Dërguari i Allahut kur ngritej në namaz i ngrite duart gjerë tek krahrorët pastaj thoshte Allahu ekber dhe kur dëshironte të bie në ruku bënte të njejtën gjë dhe kur ngritej prej rukus po ashtu bënte të njejtën gjë dhe thoshte semiallahu limen hamide. Rabbena ve lekel hamd ( muttefekun alejhi). Ka thënë Ibën Abidin el hanefi: “ nëse vërtetohet hadithi veprohet me të edhe nëse kundërshton medhhebin, dhe kështu kjo vepër pastaj bëhet prej medhhebit dhe nuk del njeriu prej medhhebit nëse ka punuar me këtë hadith. Është vërtetuar nga Ebu Hanifja se ka thënë: “nëse vërtetohet hadithi aty është medhhebi im”.

  • Ngriste duart kur ngritej prej uljes së parë për të vazhduar rekatën e tretë. Nga Ibën Umeri transmetohet se ai kur ngritej për rekatën e tretë i ngrite duart dhe kështu thoshte se ka vepruar i Dërguari i Allahut. ( Buahriu).

  • Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën mbi gjoks. Ka thënë Vail b. Huxher: Jam falë me të Dërguarin e Allahut dhe ai vendosi dorën e tij të djathtë mbi dorën e tij të majtë mbi gjoks.( Ibën Huzejme në librin e tij me hadithe të vërteta). Ndërsa hadithi i Aliut se ai ka thënë se prej sunetit në namaz është vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë nën kërthiz është i dobët dhe të gjithë pajtohen se ky është i dobët (sqarimi i sahihul Muslimit nga Imam Neveviu 4/ 115).

  • Lutja e hapjes së namazit.

    • I Dërguari i Allahut në fillim të namazit thoshte: “ Allahumme baid bejni ve bejne hatajaje kema baadte bejnel meshriki ve bejnel magribi. Allahumme nekkini min hatajaje kema junekathevbul ebjedu mined denesi. Allahumme gsilni min hatajaje bil mai ve thelxhi vel beredi ( Buhariu). Lejohet të këndohet në vend të saj edhe ndonjë lutje tjetër sikur që është: Subhanekellahumme ve bi hamdike vete bare kesmuke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke.

    • Po ashtu mund të këndohet: Allahu ekberu kebiren velhamdulilahi kethiren ve subhanallahi bukreten ve esilen”. Këtë lutje e bëri njëri prej shokve të Pejgamberit dhe kur e ndëgjoi i Dërguari i Allahut tha: u qudita me këtë lutje me te cilën u hapën dyert e qiellit”. ( Muslimi).

  • Të thuash eudhu bil-lahi mineshejtanirr-rraxhim në fillim të leximit. Bazuar nga fjala e Allahut: Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.( nahl 98). Është sunnet që kjo të thuhet pa zë.

  • Të thuhet me zë Amin. Është prej sunetit që edhe imami edhe ai që falet pas imamit po ashtu edhe ai që falet vetën të thot Amin pas leximit të surës Fatiha. Të thotë amin me zë në namazet që falen me zë dhe të thotë pa zë në namazet që falen pa zë. Po ashtu është prej sunnetit ai që falet pas imamit të thotë amin atëherë kur imami thotë amin, mos të thotë para tij dhe mos ta vonoj pas tij. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ nëse imami thotë gajril magdubi alejhim veled dalin thuani Amin. Sepse kujt i përshtatet fjala amin me fjalën e melaikeve atij do ti falen mëkatet që i ka bërë më herët”. Ndërsa fjala amin ka kuptimin Pranoje o Zot.

  • Leximi i Kuranit pas Fatihas. Është sunnet që namazliu të këndojë pas Fatihas ndonjë sure apo diç nga Kurani në dy rekatet e para. Në namazet që janë me zë këndohet me zë, ndërsa në namazet që janë pa zë këndohet pa zë.

  • Tekbiret që merën për të kaluar namazliu prej një gjendje në një gjendje tjetër. Namazliu thotë Allahu ekber në çdo ngritje dhe në çdo ulje përveç kur ngritet prej rukus nuk duhet të thotë Allahu ekber, por thotë semiallahu limen hamideh.

  • Forma e rukus. Është sunet në ruku që të drejtohet koka me shpinën, të vendosën dy duart në gjunjë dhe të hapen gishtrinjët e duarve dhe shtrirja e shpinës.

  • Dhikret e rukus. Subhanerabijel adhim (tri herë). Pastaj mundet të thuhet edhe kjo dua: Subhanekallahume rabbena ve bi hamdike. Allahumme gafirli.

  • Dhikret e ngritjes prej rukus. Semiallahu limen hamideh. Allahumme rabena lekelhamd (këto duhet ti thotë imami dhe ai që falet vetëm). I Dërguari i Allahut ka thënë: Nëse thotë imami semiallahu limen hamideh thoni ju rabena ve lekelhamd. Sepse ai që këtë fjalë e përshtat me fjalën e melekve do ti falen mëkatet që i ka bë më herët. ( muttefekun alejhi).

  • Forma e sexhdes. Ai që bënë sexhde duhet të vendos hundën e tij, ballin dhe duart e tij mbi tokë. Vendos anën e gishtave të mdhenjë drejt me puplën e veshve ndërsa rrënjët e gishtave në drejtim me krahrorët, duke i shtri shuplakat e duarve në drejtim të kiblës pa i hap ata sikur që edhe gishtat e këmbëve duhet ti kthej në drejtim të kiblës.

  • Dhikret e sexhdes: Subhane rabbijel a’la( tri herë). Pastaj mund të thotë: Subhanekallahumme rabena ve bi hamdike. Allahume gafirli.

  • Forma e uljes mes dy sexhdeve. Është sunnet te namazliu që të shtrij këmbën e majt dhe të ulet mbi të, ndërsa këmbën e djathtë të mbaj drejt, me gishtrinjë të kthyer në drejtim të kiblës. Ndërsa mes dy sexhdeve është sunnet të këndohet kjo lutje: Allahumme gafirli verhamni vexhburni verfani vehdini ve afini verzukni.

  • Ulja e pushimit. Kjo është një ulje e lehtë ku ulet namazliu pasi të kryen sexhden e dytë të rekatës së parë, para se të ngritet në rekatën e dytë. Po ashtu në sexhden e dytë të rekatit të tretë para se të ngritet për rekatin e katërt.

  • Forma e uljes në teshehud.

    • I Dërguari i Allahut kur ulej në teshehud vendoste dorën e djathtë mbi kofshën e djathtë dhe dorën e majtë mbi kofshën e majtë dhe bënte me gishtin e djathtë tregues në drejtim të kiblës dhe shikonte në të. ( Muslimi). Po ashtu i Dërguari i Allahut kur ngrite gishtin edhe e lëvizte atë, bënte lutje dhe thoshte: “ ky gisht është më i rëndë për shejtanin se hekuri”. ( Ahmedi me zinxhir të mirë).

    • Për sunnetin e lëvizjes së gishtit kanë thënë Imam Maliku dhe të tjerët dhe disa prej shafive, sikur që ka përmend një gjë të tillë Imam Neveviu.

    • I Dërguari i Allahut pa një njeri i cili kishte ngrit dy gishtat duke u lutur dhe i tha: “ Me një gisht njësoje Allahun dhe ja bëri me shenjë për gishtin tregues.

  • Salavatet mbi Pejgamberin në teshehud. Argument për këtë është thënja e shokëve të Pejgamberit kur i thanë të Dërguarit të Allahut: O i Dërguari i Allahut na mëso si të përshëndesim ty. I Dërguari i Allahut ju tha thoni: Allaumme sal-li ala muhamedin ve ala ali muhamed.....( hadithi). I Dërguari i Allahut nuk e veçoi një teshehud ndaj tjetrit. Me këtë janë argumentuar se teshehudi thuhet edhe në uljen e parë dhe ky ishte mendimi i Imam Shafiut dhe pasuesve të tij sikur që e cek Imam Neveviu një gjë të tillë.

  • Lutja e kunutit në vitër. I Dërguari i Allahut nga një herë bënte kunut (lutje) në vitër. Dhe atë e bënte nga një herë para rukus e nga një herë pas rukus.

  • Duaja e kunutit në vitër është kjo: Allahumme dini fi men hedejt ve afini min afejt ve tevel-leni fimen tevel-lejt. Ve barik li fi ma atejt. Ve kini sherre ma kadejt. Fe inneke takdi ve la jukda alejk. Ve innehu la jedhil-lu men valejt. Ve la jeizu men adejt. Tebarekte rabbena ve tealejt la menxha minke il-la ilejk. Ve sal-la Allahu ala muhamedin ve alihi ve sel-lem.

  • Kunuti në pesë kohët e namazit nëse ka ndodh diç prej sprovave te myslimanët. I Dërguari i Allahut kur donte të lutej kundër dikujt apo të lutej për dikën bënte lutje në rekatën e fundit të namazit pas rukus dhe lutjen e bënte me zë, i ngrite duart dhe ata që ishin pas tij bënin amin. Ndërsa fshirja e fytyrës pas lutjes nuk është vërtetuar se i Dërguari i Allahut ka bërë një gjë të tillë.

  • Forma e uljes në uljen e parë dhe atë të fundit:

    • Namazliu kur të ulet në namazin e sabahut dhe në namazet sunnete duhet të drejtoj këmbën e djathtë duke i kthyer gishtat ka kibla dhe duke e shtrirë këmbën e majtë dhe ulet mbi të.

    • Namazliu në uljen e fundit në drek, ikindi, aksham dhe jaci duhet të futë këmbën e majtë nën kofshën e këmbës së djathtë dhe të ulet mbi të. Kjo formë quhet ( teverruk).

  • Lutja para selamit në namaz. Namazliu para se të jap selam në namaz është sunnet të lutet me këto dua:

    • Allahumme inni eudhubike min adhabi xhehenem ve min adhabil kabr ve min fitnetil mahja vel memat ve min sherri fintetil mesihid-dexh-xhal. Pastaj bënë dua për vetën e tij atë që dëshiron. Dhe lutja tjetër që mund të thuhet është:

    • Allahumme inni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren. Ve la jagfirudh-dhunube il-la ente. Fagirli magfireten min indike. Verhamni inneke entel gafururr-rrahim ( muttefekun alejhi).

  •  

     

     

     

    Data Hixhri
    Hene 28 Ramadan 1431, 6 Shtatot 2010
    Kohet e Namazit
    Vaktija
    Kush është në lidhje
    Momentalisht kemi 13 mysafirë në linjë
    Reklam