Dhikri pas namazit:
-
I Dërguari i Allahut kur kryente namazin e tij ( kur jepte selam) thoshte tri herë estagfirullah, pastaj thoshte: Allahumme entes-selamu ve minkes-selamu tebarekte ja dhel xhelali vel ikram ( transmeton Muslimi).
-
I Dërguari i Allahut pas çdo përfundimi të namazit farz thoshte: la ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahumme la mania lima a’tejte ve la mu’tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhedd. ( Muslimi).
-
I Dërguari i Allahut pas çdo namazi kërkonte mrojtje tek Allahu me këtë dua: Allahumme inni eudhubike minel xhubni ve eudhu bike minel buhli ve eudhu bike min erdhelil umuri ve eudhu bike min fitnetid-dunja ve adhabbil kabr. ( Buahriu).
-
Ka thënë i Dërguari i Allahut: Kush lexon ajetin kursij në fund të çdo namazi nuk e ndalon atë nga hyrja në xhennet përveç vdekja.( hadith i vërtetë shënon Nesaiu).
-
I Dërguari i Allahut i tha Muadhit: Për Zotin unë të dua o Muadh, pastaj i tha: Të porosis o Muadh që mos të lesh në fund të çdo namazi këtë dua: Allahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike. ( hadith i i vërtetë shënon Nesaiu).
-
I Dërguari i Allahut ka thënë: Kush thotë në fund të çdo namazi 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulila,33 herë Allahu ekber këto të gjitha bëjnë 99 ndërsa plotësimi i tyre është me të njëqintën: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, do ti falen atij mëkatet edhe nëse janë sikur shkuma e detit. ( Muslimi).
-
I Dërguari i Allahut në fund të çdo namazi thoshte: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh. Lehul Mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. La havle ve la kuvvete il-la bil-lah. La ilahe il-la Allah ve la na’budu il-la ij-jah muhlisine lehud-din. Ve lev kerihel kafirun. ( Muslimi).
Gjërat që e prishin namazin
Namazi prishet me veprimin e gjërave vijuese:
-
Ngrënja apo pirja me qëllim. Ka thënë Ibnu Mundhir: Të gjithë dijetarët janë unanim se ai që ha apo pi në namazet farze me qëllim duhet ta përseris namazin. Po ashtu edhe në namazet vullnetare te pjesa dërmuese e e dijetarve. Sepse ajo që e prish farzin e prish edhe vullnetaren.
-
Të folurit me qëllim pa nevojë dhe nga ajo që është jo në shërbim të namazit. Bazuar nga hadithi i Zejd b. Erkam i cili thotë se në fillim të obligueshmërisë së namazit flitnim gjersa zbriti fjala e Allahut: “ dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij. ( bekare 238) me të cilën u rdhëruam që të heshtim në namaz dhe të mos flasim( muttefekun alejhi). Po ashtu fjala e Allahut se namazi është angazhim ( që të ndalon nga të folurit).( Muttfekun alejhi).
-
Lënja e ndonjë shtylle apo kushti të namazit me qëllim pa asnjë arsye. Sepse i Dërguari i Allahut i tha beduinit i cili shpejtonte në namaz: Kthehu dhe falu se ti nuk je falur.( muttefekun alejhi). Pra ngadalshmëria dhe qetësimi në namaz është shtyllë e namazit të cilin nuk e bëri ky beduini.
-
Veprimet e shumta në namaz. Veprime të shumta në namaz llogariten ato veprime të cilat bëhen në namaz dhe ai që shikon në ty mendon se nuk je në namaz. Ka thënë Imam Neveviu: Veprimi i asaj i cili nuk është prej llojit të namazit në namaz e prish namazin nëse është i tepruar, pa asnjë diskutim te dijetarët. Ndërsa nëse është i pakët nuk e prish namazin po ashtu pa asnjë diskutim të dijetarët. Veprimi i pakët në namaz i cili nuk i bënë dëm namazit mund të llogaritet si për shembull bërja me shenjë për kthimin e selamit të atij që të përshëndet me selam kur ti je në namaz. Ose heqja e këpucëve. Marrja e fëmiut të vogël në krah, pengimi i atij që kalon, të pshtyerit në mindil apo në rrobe.
-
Të qeshurit në namaz. Ibën Mundhiri sjell unanimin e dijetarve për prishjen e namazit me të qeshur. Ka thënë Imam Neveveiu se kjo është për qëllim ndaj atij që dallohet të qeshurit e tij. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se buzëqeshja në namaz nuk e prish namazin edhe nëse ai fillon të qesh nëse nuk ka mundësi ta largojë atë. Nuk e prish namazin nëse kjo është e paktë, por nëse është i shumtë e prish namazin. Ndërsa se kur llogaritet të qeshurit e shumtë apo të paktë kthehet tek tradita e atij vendi se kur e llogarit një gjë të tillë të paktë apo të shumtë.
Mekruhet në namaz( gjërat e urrejtura)
Është e urrejtur për namazliun nëse le ndonjë sunnet të namazeve dhe po ashtu është e urrejtur për namazliun veprimi i gjërave të vijuese:
-
Të lozurit me rrobe apo me trup në namaz përveç nëse këtë e kërkon nevoja.
-
Vendosja e duarve në bel.
-
Shikimi në qiell.
-
Të vepruarit me shenja të dorës gjatë dhënjës së selamit.
-
Mbyllja e gojës dhe zgjatja e rrobeve.
-
Falja e namazit në prezencën e ushqimit të cilin ti e dëshiron. Kjo në mënyrë që mos të angazhohet mendja e namazliut me ushqim.
-
Falja e namazit duke e mbajtur abdesin me vështirësi, mbajtjen e urinës apo gazrave me vështirësi dhe gjërave tjera të cilat e angazhojnë zemrën e namazliut.
-
Falja e namazit atëherë kur ke nevojë për gjumë.
-
Marrja e një vendi të veçantë çdoherë në xhami përveç atij i cili është imam.


















