E diel, Shkurt 05, 2012
![]() | Sot | 715 |
![]() | Dje | 1317 |
![]() | Ketë javë | 8998 |
![]() | Ketë muaj | 6071 |
![]() | Gjithsej | 940360 |
Allahu i Madhëruar thotë: … Dhe Haxhi (udhëtimi për ta vizituar Ka’aben) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet … (Kuran: Ali Imran 79)
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Kuran: Haxhxh 27)
Muslimani apo muslimanja e ka për detyrë që ta kryej haxhin njëherë gjatë gjithë jetës. Për këtë është argument hadithi që transmeton Ebu Hurerja, i cili thotë: Gjatë një hytbeje Profeti ndër të tjera tha: O ju njerëz! Allahu jua ka bërë detyrim haxhin, ndaj kryeni atë. Një prej të pranishmëve e pyeti: Në çdo vit, o i Dërguari i Allahut? Profeti heshti, mirëpo burri e përsëriti pyetjen edhe dy herë të tjera. Atëherë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha: Nëse do të thoja po, atëherë kryeja e haxhit do të behej e detyrueshme çdo vit, por ju s’do kishit mundësi ta kryenit. (Hadithin e transmeton Muslimi)
Kush dëshiron të bëjë haxhxh le të nxitojë, sepse mund të sëmuret, ose ta humb mjetin bartës ose t'i del ndonjë punë. (Hadithin e transmetojnë Ahmedi dhe të tjerët, ky hadith është i vërtetë)
Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit. (Kuran: Ali Imran 96 - 97)
Kush e ka obligim kryerjen e haxhi?
1) Muslimani apo muslimanja që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe disponon një shumë të mjaftueshme parash për shpenzimet e rrugës si dhe për plotësimin e nevojave të familjes së tij (saj) gjatë qëndrimit të tij (saj) në Mekke, nuk duhet ta vonojë kryerjen e haxhit, por duhet ta kryej atë sa më parë që është e mundur. Më poshtë do të japim disa nga argumentet që dëshmojnë për këtë gjë:
- Transmetohet nga Ibën Absi se Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Bëjeni haxhin sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse askush nuk e di se ç’mund t’i ndodhë më vonë. (Albani thotë se ky hadith është i saktë)
- Transmetohet se Umer ibnul Hatabi ka thënë: Më shkoj në mendje të dërgoj njerëz në të gjitha qytetet muslimane që të gjejnë të gjithë ata që nuk e kanë kryer akoma haxhin, megjithëse kanë mundësi, e tu vendosi xhizjen (taksa që ja paguajnë pabesimtarët shtetit islam), pasi ata nuk janë musliman, nuk janë musliman ... (Transmeton Bejhekiu)
2) Të jetë i mençur, sepse nga i çmenduri nuk kërkohet asnjë obligim.
3) Të jetë i (e) moshërritur, domethënë të ketë hyrë në pubertet, sepse i mituri nuk obligohet me asgjë. Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: Është ngritur lapsi nga tre njerëz: nga i çmenduri derisa t'i vijnë mëndët, nga ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe nga foshnja derisa të hyjë në pubertet. (Hadithin e transmeton Ahmedi dhe është i vërtetë)
Argumentet që nxisin muslimanin apo muslimanen për kryerjen e haxhit
Haxhi është një ndër veprat më të mira, me anën e së cilës muslimani apo muslimanja mund të afrohet tek Allahu i Madhëruar dhe njëkohësisht, është një nga veprat me më tepër shpërblime. Transmetohet nga Ebu Hurerja se Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u pyet se cila është puna më e mira? Profeti tha: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, lufta në rrugën e Allahut (xhihadi) dhe haxhi i plotë. (Këtë hadith e transmeton Buhariu)
Me shprehjen ,,haxhi i plotë” Profeti ka parasysh kryerjen e haxhit sipas mënyrës, me të cilën na ka mësuar ai, duke u munduar me të gjitha mundësitë që ky haxh të ndikoj dukshëm në pastrimin e zemrës së muslimanit dhe muslimanes nga të gjitha gjërat e dëmshme për ta.
Kryerja e haxhit ashtu siç na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar e pastron besimtarin dhe besimtaren nga mëkatet, siç pastron uji papastërtitë e rrobave të bardha. Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Kush shkon në haxh dhe nuk bën rrefeth apo mëkate, kthehet në shtëpi pa mëkate, siç ka qenë ditën që e ka lindur nëna. (Hadithin e transmeton Buhariu)
Për sa i përket kuptimit të fjalës ,,rrefeth”, Ibën Haxheri thotë: ,,fjala rrefeth ka këto kuptime:
1) Marrëdhëniet seksuale
2) Kërkesa që i bën burri gruas për të kryer marrëdhënie seksuale
3) Fjalët e ndyta”
Që të gjitha këto janë të ndaluara në haxh, pa marr parasysh se cili është kuptimi më i saktë i kësaj fjale në hadith, pasi ka hadithe tjera që flasin për këtë temë.
Shpërblimi i atij apo asaj që e kryen haxhin ashtu sikur na ka mësuar Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), është Xheneti, në të cilin ka gjëra që nuk i ka parë syri, nuk ka dëgjuar veshi dhe as që i ka imagjinuar mendja e dikujt. Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ... haxhi i plotë s’ka shpërblim tjetër vetëm se Parajsën (Xhenetin). (Këtë hadith e transmetojnë Buhariu dhe Maliku)
Besimtari apo besimtarja që shkojnë në haxh janë mysafir të Allahut
Këtë e vërteton hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurerja nga Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): "Mysafirët e Allahut janë tre lloje njerëzish: luftëtari, haxhiu dhe umrexhiu" (Hadithin e transmeton Nesaiu, hadithi është i vërtetë).
Ebu Hurerje (Allahu qoftëi kënaqur me të) thotë se Pejgameri (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Haxhinjtë dhe umrexhitë janë mysafirët e Allahut, nëse i luten u përgjigjet, e nëse kërkojnë falje, Allahu ua falë". (Hadithin e transmeton Ibn Maxhe, hadithi është i vërtetë).
Haxhi është xhihadi i grave dhe të dobtëve
Transmetohet se një herë erdhi një burrë tek Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe i tha: Unë nuk jam i guximshëm dhe as i fortë. Pejgamberi i tha: Kryeje haxhin pasi ai është xhihadi që s’ka rrezik. (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) e pyeti Muahmedin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): O i Dërguari i Allahut! E dimë që xhihadi është nga punët e mira. A është i detyrueshëm për ne gratë? Ai iu përgjigj: Jo, për ju xhihadi më i miri është haxhi. (Hadithin e transmeton Buhariu)
| < Paraprake |
|---|
Islam - Shtyllat e Islamit
| Këshillo se këshilla u ba... |
| 03-02-2012 |
| Zekati |
| 29-01-2012 |
| Këshillo se këshilla u ba... |
| 27-01-2012 |
| Jeta pas vdekjes |
| 22-01-2012 |
| Keshillo se keshilla u ba... |
| 20-01-2012 |
| Perkujtimi i vdekjes | 1400 |
| 2009-02-02 | |
| Pse dhe si te pendohem? | 1241 |
| 2008-12-28 | |
| Arti i sherimit te gabimeve | 1143 |
| 2009-01-18 | |
| Perkujtimi i vdekjes (Dita e Kijametit)... | 1140 |
| 2009-03-15 | |
| Qellimi i jetes ? | 1086 |
| 2009-03-02 |