Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101195
SotSot345
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë345
Ketë muajKetë muaj28936
GjithsejGjithsej1101195

Duaja e rëskut-furnizimit

( 12 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 12
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik.

O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde!

All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha la jesrifu anni sejjieha il-la ent.

O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në mrekullitë më të mëdha udhëzon vetëm Ti. Largo nga unë karakterin e keq, ngase karakterin e keq nga unë mund ta largosh vetë Ti.

All-llahumme lekel-hamdu mil’es –semavati ve mil’el-erdi ve mil’e ma bejnehuma ve mil’e ma shi’te min shej’in ba’du, ehlus-senai vel-kibrijai vel-mexhd. Ehakku ma kalel-abdu ve kul-luna leke abd. La mania li ma a’tajte ve la mu’tije li ma mena’te ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhedd.

O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!

All-lahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetik.

O Zot më ndihmo që të kujtoj dhe të përmend, të falënderoj dhe të robëroj siç meriton!

All-llahumme aslih li dinil-ledhi huve ismetu emri ve aslih li dunjajel-leti fiha meashi ve aslih li ahiretil-leti fiha meadi. Ve ahjini ma kanetil-hajatu hajren li ve teveffeni idha kanetil-vefatu hajren li vexh’alil-hajate zijadeten li fi kul-li hajrin vexh’alil-mevte rahaten li min kul-li sherr.

O Zoti im, ma përmirëso besimin tim, që është kryegjëja ime, ma përmirëso edhe botën time, ngase në të jetoj, ma përmirëso edhe botën tjetër, ngase atje do të shkoj, më ringjall gjersa kam jetë të mirë, ndërsa më jep vdekje kur jeta ime është e mirë. Bën që jeta ime të jetë shtim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime paqë dhe shpëtim nga çdo e keqe!

All-lahumme inni es’eluke rizkan taj-jiben ve ilmen nafian ve amelen mutekabbela.

O Zot, unë nga Ti kërkoj t’më japësh nafakë të bukur, dituri të dobishme dhe punë e vepër të pranuar!


All-llahumme ente adudi ve nasiri, bike ehulu ve bike esulu ve bike ukatilu ve la havle ve la kuvvete il-la bike.

O Zot, Ti më je fuqi dhe ndihmesë, nga shkaku Yt levizi, nga shkaku Yt sulem dhe nga shkaku Yt luftoj!

All-llahumme habbib ilejnel-imane ve zejjinuhu fi kulubina ve kerrih ilejnel-kufre vel-fusuka vel-isjane vexh’alna miner-rashidin. All-llahumme katilil-keferetel-ledhine jukedhdhibune rusuleke ve jesud-dune an sebilike vexh’al alejhim rixhzeke ve adhabeke, ilahel-hakki, amin.

O Zot, bëne besimin të dashur për ne, zbukuroje në zemrat tona, ndërsa bën që mosbesimi, mosbindja dhe mëkati të jenë të urrejtur për ne. Bën që të jemi prej atyre që ndodhen në rrugë të drejtë! O Zot, ti vraj jobesimtarët, të cilët i shtyjnë në gënjeshtër të dërguarit Tu dhe që largojnë nga rruga Yte. Lësho mbi ta dënimin Tënd, o Zoti i vërtetë! – Dëgjoje lutjen time!

All-llahumme munzilel-kitabi muxhrijes-sehabi ve hazimel-ahzabihdhimhum vansurna alejhim.

O Zot, që ke shpallur librin, që shtyn rêtë dhe mposhtë grupet, mposhti ata dhe na ndihmo neve kundër tyre!

All-llahumme inna nexh’aluke fi nuhurihim ve neudhu bike min shururihim.

O Zot, ne Ty të vendosim para gjoksave të tyre dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje nga prapësia e tyre!

La ilahe il-lell-llahul-adhimul-halim. La ilahe il-lellahu rabbul-arshil-adhim. La ilahe il-lellahu rabbus-semavati ve rabbul-erdi rrabul-arshil-kerim.

Nuk ka Zot pos Allahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm, nuk ka Zot pos Allahut, Sundimtarit të fronit të lartësuar, nuk ka Zot pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të fronit të ndershëm!

All-llahumme inni abduke vebnu abdike vebnu emetike nasijeti bi jedike madin fijje hukmuke adlun fijje, kadauke es’eluke bi kul-lismin huve leke semmejte bihi nefseke ev enzeltehu fi kitabike ev al-lemtehu ehaden min hal-kike eviste-serte bihi fi ilmil-gajbi indeke, en texh’alel-Kur’anel-adhime rebia kalbi ve nure sadri ve xhilae huzni ve dhehabe hemmi.

O Zoti im, unë jam rob Yti, biri i robit Tënd dhe robëreshës Tënde. Tufa e flokëve të mi ndodhet në pushtetin Tënd, gjykimi Yt ndaj meje vlen dhe kalon, fati dhe përcaktimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër tëndin me të cilin e ke quajtur Veten ose që ke shpallur në librin tënd ose të cilin ia ke mësuar ndonjë krijese tënde ose që e ke mbajtur në fshehtësinë Tënde, që ta bësh Kur’anin e lartësuar pranverë të zemrës sime, dritë të zemrës sime, që me te ta mënjanosh pikëllimin tim dhe të largosh brengat e mia!

All-llahumme magfiretuke evseu min dhunubi ve rahmetuke erxha indi min ameli (tri here).

O Zot, falja Yte është më e gjerë se mëkatet e mia, ndërsa unë mbështetem më shumë në shpresën tënde, se sa në veprat e mia.

 

Islam - Lutje edhe Dua nga Kur'ani edhe Sunneti

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Duaja me rastin e sprovimit
All-llahumme inni es’eluker-rida badel-kadai ve berdel-ajshi ba’del-mevti ve ledhdheten-nazari ila vexhhike vesh-shevka ila likaike fi gajri darrae mudirretin ve la fitnetin mudil-letin, ve eudhu bike en adhime ev uzleme ev a’tedije ev ju’teda alejje ev eksibe hatieten ev dhenben la tagfiruh. O Zot, të lutem që t’më falësh kënaqësi pas... Lexo më shumë...
Duaja pas ngrënies së ushqimit
ELHAMDULI-LAHIL-LEDHI AT'AMENA VE SEKANA VE XHE'ALENA MUSLIMIN     ["Falënderimi All-llahut i cili na mundësoi të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Seid eI Huderiu)
Duaja pas tubimit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush merr pjesë në një tubim që bëhet polemikë në të, e para se të ngrihet thotë:   SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE, ESH'HEDU ENLA ILAHE IL-LA ENTE, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK [" I madhëruar je o All-llahu im, dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përveç Teje,... Lexo më shumë...
Duaja e sejjidul istigfarit
All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente halekteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mes-teta’tu eudhu bike min sherr ma sana’tu ebuu leke bi ni’metike alejje ve ebuu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente. O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Teje. Ti më krijove mua dhe unë jam rob Yti. Po përpiqem sa të... Lexo më shumë...
Duatë e mëngjesit dhe mbrëmjes
1 Eudhu bi kelimatil-lahit-tamati min sherri ma halek. (tri herë) Kërkoj mbrojtje në fjalën e përsosur të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që e ka krijuar. 2 Bismil-lahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim. (tri here) Po filloj me emrin e Allahut, me emrin e cilit nuk mund të dëmtojë... Lexo më shumë...
Salavati
(Es-salatu alen-nebijji, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin ke ma barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. O Zot im, shprehe mëshirën Tënde ndaj Muhammedit dhe familjes së... Lexo më shumë...
Duaja kur hymë në treg
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush hyn në treg dhe thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR [" Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe... Lexo më shumë...
Duat ë e gjumit
a)Kur bijmë të flejmë: Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë: BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA... Lexo më shumë...
Duaja pas ezanit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit: ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETIT¬TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI ATI MUHAM¬MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE'ADTEH [" O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e pagjumsisë
All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk. O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit