E hanë, Maj 21, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 353 |
![]() | Dje | 1293 |
![]() | Ketë javë | 353 |
![]() | Ketë muaj | 28944 |
![]() | Gjithsej | 1101203 |
Cilat janë këto pesë përgjigje?
Me çfarë kanë të bëjnë vallë këto pesë përgjigje ?
Normal, secilin prej nesh e shtyn kureshtja për të ditur se cilat janë këto pesë përgjigje, me çfarë kanë të bëjnë dhe përse është titulluar kështu ky shkrim..
E titullova pikërisht kështu sepse do të flas mbi pyetjet që do të na bëhën ne në varr..
A jemi të gatshëm ne t’iu përgjigjemi këtyre pyetjeve ?
A jemi ne gati të bëjmë një bashkëbisedim të formës pyetje-përgjigje me melekët që do të na marrin në pyetje ?
Ai i cili ka bërë punë të mira, vepra të bukura dhe ka qenë fjalë mirë do të përgjigjen në mënyrë të qetë dhe të sigurt para melekëve, ndërsa ata të cilët nuk e kanë pasur frikë Allahu Teala, ata që nuk e kanë zbatuar fjalën e të Lartmadhëruarit, që I kanë rënë ndesh asaj, kanë për tu përgjigjur në forma të ndryshme dhe duke qeshur.. Subhanallah por ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë I pret. Allahu na ruajt nga denimi I varrit..
Por cilat janë këto pyetje vallë?
Pa e zgjatur shumë do shkruaj pyetjet e secilit prej nesh, dhe denimin që kanë për të pasur përgjigjet e gabuara..
1-Cili është Zoti yt? ai i cili e ka pasur imanin e dobët nuk mund t'i përgjigjet Zoti im është Allahu, por do të thotë gjëra të tjera. Për këtë arsye, melekët i mëshojnë një herë,dhe varri i tij mbushet-me zjarr. Ky zjarr do të zgjasë për një kohë, prapë do të fillojë të fîket. Por para se të fiket, forcohet përsëri duke marrë flakë. Kjo gjendje vazhdon keshtu deri në Kiamet.
2- Cila është feja jote? nuk mund t'i pergjigjet Feja ime është Islami, sepse këta, kur kanë qenë në jetë, nuk e kanë zbatuar Islamin me të vërtetë.
3-Cili është libri yt? nuk mund t'i përgjigjen Kur'ani kerim, sepse këta e kanë lexuar Kur'ani kerimin, por nuk kanë vepruar sipas urdhërave të tij.
4- Cili është Pejgamberi yt? nuk mund t'i përgjigjen Pejgamberi im është Muhammedi alejhis-selam, sepse Pejgamberin tonë nuk e kanë dashur me të vërtetë dhe nuk kanë shkuar rrugës së tij.
5- Cila është Kibla jote? nuk mund t'i përgjigjen Kibla ime është Qabja, sepse këta namazet e tyre nuk i kanë falur me rregull.
Pra a jemi ne gati të testojmë veten tani sa jemi gjallë pa vdekur ?
A jemi ne të gatshëm t’iu përgjigjemi në rregul këtyre pyetjeve ?
Po cili ka për të qenë shpërblimi nëse ne përgjigjemi mirë, dhe çfarë duhet të kemi kujdes?
Dijetari i madh Ebu Lejth Semerkandi ka thënë: Ai që do që të shpëtojë nga mundimi (azabi) i varrit, duhet t'i bëjë katër gjëra me kujdes, dhe duhet të ruhet shumë prej katër gjërave.
Gjërat që duhen bërë me kujdes, janë:
1. Pesë kohët e namazit duhen falur me vazhdueshmëri dhe në përputhshmëri me kushtet e namazit.
2. Të japësh zekat dhe sadaka.
3. Të lexosh vazhdimisht Kur'ani kerimin sipas texhvidit.
4. Në çdo punë të përmendësh Allahun e Madhëruar.
Këto katër gjëra, e ndriçojnë dhe e zgjerojnë varrin e njeriut. Ndërsa katër gjërat nga të cilat duhet të ruhesh me kujdes të madh, janë:
1. Gënjeshtra.
2. Keqpërdorimi.
3. Bartja e fjalëve
4. Ruajtja nga urina (të ruhesh mos të të pikojë në trup ose në rroba). Rreth kujdesit për t'u ruajtur nga urina Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Shumica e mundimeve të varrit është nga mostregimi i kujdesit për pastrimin nga urina."
Pra me pak fjalë i përmblodha të gjitha se cfarë duhet të kemi kujdes
Por kujtoi prapë përgjigjët e tua o vëlla. o motër muslimane. Kapu mirë pas litarit të fesë që të jesh sypatrembur kur të gjindesh para pyetjeve të tua..
E lus Allahun Teala të na e shtojë besimin në zemrat tona, edhe nëse e kemi ndonjë dritare të mbyllur kah Islami i lutem Allahut të na e hapë edhe atë..Lutem që të jemi banorë të Xhennetit Firdeus inshAll-llah..(amin)
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Islam - Tema të ndryshme