Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101206
SotSot356
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë356
Ketë muajKetë muaj28947
GjithsejGjithsej1101206

Imani I Abdullah bin Hudhafe (r.a)..

( 4 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 4
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

AllahDuke lexuar një libër fetar, hasa disa virtyte dhe sprova që pikërisht Abdullah bin Huzafe (r.a) kishte kaluar, për të ruajtur besimin me devotshmërinë që kishte ndaj Islamit…

Subhanallah… Jam habitur kur e kam lexuar, por po ua rrëfej  edhe juve…

Në periudhën e Hz.Omer (r.a), një ushtri Islame u dërgua mbi Bizantinët që ishin në anët e Kajserijes së Shamit, dhe Abdullah bin Huzafe (r.a) gjindej në ushtri.

Bizantinët e kapën rob atë, e dërguan te mbreti I tyre dhe thanë :

“Ky është nga As’habët e Muhamedit !”

Mbreti e mbylli në një shtëpi Hz.Abdullah (r.a) dhe pasi nuk e lejoi të hajë dhe të pijë për disa ditë, I dërgoi atij pak verë dhe mish derri.

E përgjuan tre ditë. Abdullahu (r.a) nuk ia zgjati dorën as verës, as mishit të derrit.

Mbretit i thanë :

“-Qafa e tij është përkulur shumë. Nëse nuk e nxjerrim nga aty, do të vdesë !”

Mbreti, pasi urdhëroi ta sillnin, e pyeti “Çfarë të pëngon që të mos hash dhe të pish ?”

Abdullahu (r.a) tha:
“- Me të vërtetë nevoja ma lejon që të ha dhe të pi nga ato, por unë nuk desha që ti të qeshësh me mua dhe me Islamin !”
  Mbreti përballë kësaj sjelljeje të denjë tha:
“-A nuk pranon të bëhësh kristian, nëse unë të jap gjysmën e pasurisë, nëse të bëj ortak të pasurisë dhe mbretërisë sime dhe nëse të martoj me vajzën time?”
Abdullahu (r.a) tha:
“-Edhe nëse ti hap-embyll sytë më jep mua të gjithë pasurinë tënde dhe pasurinë e arabëve, si kundër vlerë për të hequr dorë nga feja e Muhamedit (a.s) ,nuk do të bëja kurrë një gjë të tillë.”
Mbreti tha:
“-Atëherë do të të vras .”
Abdullahu (r.a) tha :
“-Ajo është diçka që e di ti.”
Abdullahu (r.a) e vendosën në kryq. Shigjetarët gjuajtën shigjeta për ta trembur në mënyrë që të mos e qëllonin. Pastaj përsëri iu propozua që të bëhet kristian. Sahabi I begatë nuk bëri asnjë lloj animi. Mbreti mbi këtë tha :

“-Ose do të behesh kristian , ose do të të hedh në një kazan që vlon.”

Kur ai nuk pranoi, sollën një kazan bakri të cilin e bënë të vlojë duke hedhur vaj ulliri ose ujë. Mbreti urdhëroi që të sillnin një rob nga muslimanët. I propozoi që të bëhej kristian.

Kur robi nuk  e pranoi këtë propozim, urdhëroi që të hidhet në kazan. Robi musliman u hodh në kazan.

Abdullahu (r.a) po e shikonte atë. Menjëherë mishi I tij u nda nga kockat dhe u derdh.

Mbreti përsëri i propozoi Abdullahut (r.a) që të bëhej kristian, kur nuk pranoi urdhëroi që të hidhet në kazan. Në çastin kur do të hidhej në kazan, Hz.Abdullah (r.a) filloi të qajë.

Mbreti duke pandehur se ndërroi mendim, urdhëroi që ta sillnin Abdullahun (r.a) dhe përsëri I propozoi që të bëhej kristian. Kur e pa që e refuzonte ashpër, duke u habitur, e pyeti:

“-Atëherë, përse qave?”
Hz.Abdullah (r.a) dha këtë përgjigje të mrekullueshme:

“-Mos kujto se qava duke pasur frikë nga ajo që doje të më bëje! Unë qava sepse kam vetëm një shpirt që mund ta jap në rrugë të Allahut. I thashë vetvetes: Ti tani ke një shpirt, do të hidhesh në këtë kazan, do të vdesësh në çast në rrugë të Allahut dhe do të ikësh…

Por sa do të dëshiroja të kisha aq shpirtëra sa ç’kam qime në trup, ashtu që çdonjërin ta flijoja në rrugë të Allahut (s.v.t)..

Kjo sjellje e çuditshme që shfaqi Hz.Abdullah (r.a) me trimërinë dhe fisnikërinë e besimit, i pëlqeu shumë mbretit dhe deshi ta lërë të lirë. Tha:

“-Më puth kokën dhe të të lë të lirë.”

Abdullahu (r.a) këtij propozimi që nuk kishte ndonjë druajtje iu kundërpërgjigj me një propozim të ri:

“-A do t’i lësh të lirë të gjithë robërit musliman që janë me mua?”

Kur mbreti tha:

“-Po do t’i lë.” Tha:

“-Tani në rregull.”

Hz.Abdullah (r.a) thotë:

“-I thashë vetes; Çfarë problemi ka nëse i puth kokën një armiku nga armiqtë e Allahut, për të shpëtuar edhe jetën time edhe të muslimanëve të tjerë? Puthe!”

Atë ditë u liruan tetëdhjetë muslimanë. Kur erdhën tek Hz.Omeri (r.a) dhe ia treguan situatën, Hz.Omeri (r.a) tha:

“-Të puthësh kokën e Abdullah bin Huzafes është një detyrë që i takon çdo muslimani! Së pari po filloj ta kryej unë këtë detyrë.” Pastaj u ngrit, shkoi afër tij dhe i puthi kokën…

Subhanallah… A shikoni o vëllezër dhe motra besimtar/e se çfarë sakrificash, çfarë mundi, mbi të gjitha çfarë Imani dhe devotshmërie ka pasur Hz.Abdullah (r.a), a e shikoni se çfarë torture i vunë përpara syve edhe ai prap nuk hoqi dorë prej fesë dhe prej rrugës së Allahu (s.v.t)…

Po ne ?!

Ku jemi ne me veprat tona, si kishim për të vepruar ne, nëse kishim për t’u përballur me këto tortura, cila kishte për të qenë përgjigjia jonë ?                             Cila ?

Subhanallah… lutem që Allahu (xh.sh) të na e zmadhojë imanin në zemrat tona, të na e hapë kraharorin dhe të jemi prej atyre që gjuha mos ndalet pa përmendur emrin e Allahut teala…

Islam - Tema të ndryshme

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit