E hanë, Maj 21, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 359 |
![]() | Dje | 1293 |
![]() | Ketë javë | 359 |
![]() | Ketë muaj | 28950 |
![]() | Gjithsej | 1101209 |
O ti mësues mysliman, o ti i cili edukon gjenerata. O ti i cili ndërton burra. O ti i cili Allahu të ka nderuar me profesionin e Pejgamberëve të Tij.
Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
E shkruaj këtë mesazh pas njëzet e dy viteve që kam kaluar në arsim, duke e ndier vetën krenar dhe me plotë mburrje që i takoj një profesioni prej profesioneve më të privilegjuar. Ky profesion është prodhimi më i ndershëm. Në veçanti kur ky profesion ishte edhe mesazhi i Pejgambrëve të Allahut, të cilët Allahu i dërgoi tek popujt e tyre që ti mësojnë ata, ti përgëzojnë dhe ti qortojnë. I thërrisnin njerëzit në rrugën e drejtë. I nxirrnin njerëzit prej errësirave në dritë. Allahu i Madhëruar thotë: Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet (En’am 48).
O ti mësues në cilën do shkallë të mësimit qofsh dhe në cilën do lëndë që e jep qoftë ajo shkencore apo pedagogjike apo të tjera, e shkruaj këtë mesazh duke përkujtuar dhe këshilluar, duke shpresuar se do të arrij pëlqimin tuaj. Që ky mesazh të jetë një ndihmëtar për ne të gjithë në mënyrë që të gjithë ne të japim mundin në atë që është e mirë dhe e dobishme.
O ti i cili Allahu të ka bërë krenar me këtë islam dije se mësuesi mysliman bartë mesazhin më fisnik dhe kryen amanetin më të madh. Bukuria e këtij mesazhi bëhet edhe më madhështore kur model i kësaj është mësuesi i mbarë njerëzimit Muhamedi alejhi selam. Kush është më i nderuar se sa mësuesi në profesionin e tij? Punëtori dhe shitësi. Inxhinieri dhe prodhuesi. Mjeku dhe bujku, të gjithë këta dhe bijtë tjerë të kësaj shoqërie janë prodhim i mësuesit. Të gjithë këta njerëz për mes ti janë ngritur. Për këtë mësuesi e ndien vetën të lumtur kur sheh bijtë e tij, e që prej tyre kanë dal inxhinier, mjekë, analistë, dijetarë dhe të tjerë me të cilët ngritën popujt dhe shoqëritë. Allahu thotë në Kuran: Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? ( Ibrahim 24)
O ti i cili i frikohesh Allahut dhe shpreson në mëshirën e Tij. Ke frikë Allahun ne punën tuaj. Dije se Allahu është në mbikëqyrjen tuaj. Ai të sheh në çdo kohë dhe në çdo moment. Kujdesu që punën tuaj ta kryesh ashtu sikur që është i kënaqur Allahu. Përkujto atë që transmeton Aisha nga i Dërguari i Allahut se ka thënë: “ Allahu dëshiron që nëse dikush prej jush punon ndonjë punë ta bëjë atë në formën më të përsosur”. Mos harro, Allahu të bekoftë se sjellja e mirë me përgjegjësin tuaj, me shokët tuaj, qëndrimi i juaj në sallë, në klasë, në laboratorin tuaj, kryerja e nevojave të nxënësve tu ose përgjigja ndaj problemeve me të cilat ballafaqohet nxënësi llogaritet prej adhurimit që do të shpërblehesh për të atëherë kur qëllimi i juaj është i pastër dhe ta llogaritësh atë shpërblim tek Allahu.
O ti i cili je i nderuar nga shokët dhe kolegët të cilët punojnë në fusha të ndryshme. Të mjafton për krenari dashuria dhe respekti që kanë të tjerët ndaj teje të cilat të përcjellin ku do që je ti. Ku do që shkon ti do ta gjesh respektin dhe dashurin e nxënësve të djeshëm që sot ata janë bërë burra. Përkujto se ata të cilët sot ulen në bankat e mësimit prej nxënësve tu, ata do të jen burrat rilindës, ata do të jenë ndërtuesit e të ardhmes së ndritur. Dije se këta nxënës janë medalja e gjoksit tuaj. Nëse disa njerëz krenohen me një medalje që e merr pas një pune të gjatë, atëherë mësuesi për çdo ditë e bartë një medalje të re. Nëse medaljet e të tjerëve i vendosin në gjoks dije se mësuesi këto medalje i bartë në zemrën e tij.
O ti i cili jeton jetën e mësuesit e që gjithmonë në këtë je me mendjen dhe zemrën tuaj dhe nuk dëshiron që ta ndërrosh këtë profesion me asgjë mos u bë sikur qiri i cili e djeg vetën e tij që ti ndriçoj të tjerët. Por bëhu llamë e cila ua ndrit të tjerëve rrugën por nuk e djeg vetën e saj. Mos e harro vetën tuaj nga mirësitë dhe dhëniet. Rruga më e mirë për ta realizuar një gjë të tillë është fjala e Allahut: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” ( Fussilet 33). Mos harro që të japësh tërë atë që e posedon që të jesh model i mirë për bijtë e tu nxënës. Të jesh model për ta në fenë tuaj, në pamjen tuaj, në drejtësinë tuaj, në korrektësinë tuaj, në raportet tua me ata që të rrethojnë, në devotshmëri, në moral dhe në gjërat tjera. Sikur që thotë një poet:
E shoh arsimin profesionin më të mirë
Angazhimet e tij janë angazhimet më të rënda
Gjithmonë mësuesi le të ja ketë frikën Allahut
Në pjesët që ua mëson të tjerëve.
O ti i cili e di që Allahu të sheh në çdo kohë dhe në çdo vend. Dije se edukimi është mjeshtëri shkencë dhe mesazh i madh për atë që Allahu ia ka mundësuar një gjë të tillë. Sidomos kur një edukim i tillë mbështetet në përcjelljen e vazhduar që ja bënë mësuesi nxënësve të tij si dhe përcjelljen e problemeve të tyre. Atëherë, kujdesu që të prezantosh me kohë dhe të largohesh me kohë. Kujdes që të vonohesh apo të mungosh pa ndonjë arsye e cila të detyron në mungesë. Çdo njëri është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Çdo mësues është përgjegjës për obligimet e tij dhe ato që i merë në përgjegjësi, të cilat nëse i kryen në formën më të mirë do të shpërblehet për to. Ndërsa nëse i lë mangu atëherë do të jap llogari dhe do të dënohet për atë mangësi. Andaj le të jetë gjëja më primare për ty devotshmëria ndaj Allahut në çdo kohë dhe në çdo moment dhe dije se Allahu vazhdimisht është në përcjelljen tuaj. Sikur që thotë një poet:
Nëse ndonjëherë je vetmuar.
Mos thuaj jam vetëm por thuaj se
Unë kam një përcjellës
Mos mendo se Allahu ndonjë qastë është i pakujdesshëm
E mos mendo se atë që e fsheh ti, Atij i fshehët
O ti i cili shpreson në mëshirën e Allahut dhe qe i frikohesh dënimit të Tij. Ke kujdes që të angazhoj ndonjë punë në momentin e namazit. Ta mësosh veten që ti përgjigjesh thirrjes së Allahut. Ta kryesh obligimin në kohën e tij, në mënyrë që vepra jote të jetë ndihmëtare në adhurimin tuaj. Dije se nuk ka hajr në një punë që e bënë myslimanin të vonoj obligimin që ka ndaj Allahut, ose e pengon që ti përgjigjet thirrjes së Allahut. Pasi të kryesh këtë obligim kujdes që të vonohesh apo të angazhohesh me atë që nuk ka dobi, por me një herë kthehu në klasën tuja, ose në zyrën tuaj, ose në laboratorin tuaj që mos të ndalet vazhdimësia e punës ose të humb koha e saj.
O ti i cili për model ke Mësuesin e njerëzimit. Bëhu i kapshëm dhe i but, i dashur dhe i afërt në raportet me ata që të rrethojnë prej përgjegjësve, prej edukatorëve , prej punëtorëve dhe prej nxënësve, shtrije dorën tek se cili që ke mundësi ti ndihmosh brenda rregullave dhe ligjeve që të lejojnë, pa ndonjë dëmtim ndaj vetës apo dikujt. Dije se ai i cili i lehtëson myslimanit, Allahu do të ja lehtësoj atij në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ai i cili bëhet i but me myslimanin, Allahu do të jetë i but me të. Aisha tregon dhe thotë: e kamë dëgjuar të Dërguarin e Allahut në shtëpinë time duke thënë: “ O Zot ai i cili merr ndonjë përgjegjësi prej ummetit tim dhe ua rëndon, rëndoja edhe Ti atij, dhe ai që merr ndonjë përgjegjësi prej ummetit tim dhe sillet butë me ta, bëhu edhe ti i butë me të” ( Muslimi).
O ti i cili krenohesh me këtë islam të pastër dhe që mburresh se i takon këtij ummeti. Kujdesu për personalitetin tuaj dhe për identitetin tuaj. Mos lejo që të lëshosh pe në diçka nga islami çoftë edhe nëse ajo duket e lehtë në veten tuaj. Sikur, të kujdesesh për përshëndetjen islame kur të takohesh me shokët dhe me nxënës. Të fillosh mësimin me falënderimin e Allahut dhe përshëndetjet ndaj Muhamedit alejhi selam. Po ashtu ta thuash duan e mexhlisit në fund të mësimit. Kujdesu që të kesh pamje të mirë dhe çehre të mirë. Po ashtu kujdesu që të jesh me etikën e Pejgamberit dhe me moralin e myslimanit që e dallon personalitetin mësuesit mysliman ndaj të tjerëve. Kjo të jep gradë dhe privilegj në çdo kohë dhe në çdo vend.
O ti i cili me fjalën dhe me veprën tuaj shpreson shpërblimin tek Allahu. Mundohu që të përdorësh format dhe metodat më të mira gjatë mësimit tuaj. Kujdesu që të mësohesh me metodën e falënderimit të drejtë për drejt ndaj nxënësve nëse tek ata sheh po ndien një nisje të mirë, ose ndonjë moral të mirë. Do të ishte edhe më mirë sikur ata ti nxitësh me ndonjë dhuratë, me ndonjë shpërblim që ju bën dobi atyre në këtë botë dhe në botën tjetër. Sikur të shpërndash ndonjë kasetë të dobishme, apo ndonjë broshurë që përmbajnë tema të dobishme, etj. Të gjitha këto do të shërbejnë ti nxisin nxënësit në angazhimin dhe përpjekjet e tyre edhe më shumë. Kjo i shtyn ata që të realizojnë qëllime të mëdha dhe me këtë mbjell në ta dashurin ndaj të tjerëve.
O ti i cili ke marr rolin e ndërtimit të gjeneratave të këtij ummeti. Ke marr rolin e edukimit të burrave të së ardhmes. Ata të cilët do të marrin mbi supet e tyre obligimet e vendit të tyre dhe ngritjen civilizimit së ummetit. Dije se ti je baza dhe qendra, ti je pika e fillimit në ndërtimin e këtij ummeti. Bëhu prej atyre që meriton bartjen e këtij mesazhi të madh. Sikur që ka thënë një poet:
E kam ditur se nderi më i madh dhe më i lart është
I atij që ndërton njerëz dhe mendje të larta
Po ashtu poeti tjetër thotë:
Mësuesi në sytë e mi dhe në shikimin tim
Është dritë me të cilën udhëzohet i hutuari
Sikur mos të ishte mësuesi, civilizimi ynë
Nuk do të shkëlqente dhe nuk do të ngitej deri në këtë gjendje.
Ke obligim që zë jesh ndriçues në çdo të re dhe i dobishëm në fushën tuaj. Të zotërosh mirë lëndën tuaj të cilën ua mëson nxënësve. Po ashtu kujdesu gjithmonë që të pajisesh me gjëra të reja në profesionin tuaj dhe në përvojat tuaja. Gjersa të ecësh paralel me kohën dhe me zhvillimet e botës.
O ti i cili angazhon vetën në maksimum dhe flijon kohën tuaj dhe jep shumë për ta përcjell këtë mesazh, mesazhin e mësuesit dije se ti do të jesh i shpërblyer me lejen e Allahut, do të falënderojnë edhe të tjerët, nëse ti e pastron nijetin tuaj. Nëse ti bënë durim në misionin tuaj dhe llogarit shpërblimin tek Allahu. Dije se nuk ka punë pa lodhje, e as nuk ka rezultat pa pagjumësi. Sa e mirë është fjala e poetit i cili thotë:
Sa mirë është të mësosh dikë
Sikur mos të ishte grindaveci
Budallaja dhe i pafytyri, apo
Mendjelehti i cili nuk e kupton mësimin
Në fund të dhuroj vëllai im mësues falënderimin më të madh, përshëndetjet më të përzemërta dhe lutjet më të sinqerta që Allahu të forcoj dhe të jap rezultat në rrugën tuaj të ndritshme dhe shtegun e gjatë që ke marr mbi supet tua për të i dal në fund këtij mesazhi madhështor.
Allahu shtoftë interesin tuaj në këtë kohë dhe në çdo kohë.
AMIN!
Marr nga faqja www.saaid.net
Dr. Salih b. Alij Ebu Arrad
Përktheu:
Hoxhë: Shaban Murati
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Islam - Tema të ndryshme