Ky lloj i ujit ndahet në disa grupe:
uji i shiut, borës. Allahu thotë në Kuran: Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.( furkan 48)
uji i burimeve ( krojeve) dhe uji i lumenjve.
uji i detit. Nga fjala e Pejgamberit i cili kur është pyet për ujin e detit ka thënë : “ ai është i pastër dhe është e lejuar ngordhtësira në të”.
uji i zemzemit. Nga ajo që është transmetuar nga Pejgamberi se ka kërkuar nje enë me uj të zemzemit i cili piu prje tij dhe mori abdes” ( hadithi i mirë transmeton Ahmedi).
uji i cili ndryshon për shkak të qëndrimit të tij të gjatë, ose për shkak të ndryshimit me atë që nuk ndahet nga uji në shumicën e rasteve, si algat, ose dushku i trungut
Lloji i dytë:
Uji i përdorur
Uji i përdorur është uji i cili bie prej atij që merr abdes dhe prej atij që pastrohet. Disozita e këtij uji është se ai është i pastër sikur uji i përgjithshëm. Ky uj është i pastër duke u nisur nga esenca e tij sepse ai ka qenë i pastër në esencë dhe pastaj nuk ka ndonjë argument i cili ka nxjerrë atë nga pastërtia e tij.
Lloji i tretë:
Uji i cili është përzier me materje të pastër
Uji që është i përzier me diç të pastër sikur me sapun, miell, zaferan dhe gjëra të tjera të pastërta. Dispozita e këtij uji është se ai është i pastër për derisa i thuhet atij uj. Nëse del nga natyrshmëria e ujit ai prap mbetet i pastër në vetën e tij por nuk mund të jet pastrues për tjetrin.
Lloji i katërt:
Uji i ndotur
Ky lloj uji ka dy gjendje:
E para:
Nëse ndytësia shkakton që uji të ndërronë shijen e tij, ngjyrën e tij dhe erën e tij. Nëse uji ndërronë këto cilësi për shkak të ndytësirës atëherë ky uj është i ndotur dhe nuk lejohet pastrimi me të.
Gjendja e dyt:
Të mbetet uji në gjendjen e tij të më hershme në mynyrë që ai mos të ndrroj asnjërën prej cilësive të cilat i cekëm më lartë. Dispozita e këtij uji është se ai është i pastër dhe pastrohet me të qoft sasi e madhe apo e vogël. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë: “ uji është i pastër dhe nuk e ndotë asgjë atë” ( hadith i vërtetë shënon Ahmedi dhe të tjerët). Po ashtu i Dërguari i Allahut thotë: “ nëse uji është dy kul-le. ( en e madhe) nuk e ndotë asgjë”. ( hadith i vërtetë ).
Disa dijetar nga ky hadith kanë kuptuar se nëse uji nuk arrin dy kul-le atëherë është i ndyt nëse në të bie ndonjë ndytësi.
Etika e kryerjes së nevojës
-
gjatë kryerjës së nevojës mos të kesh me vete diç që përmendet emri i Allahut, përveq nëe frikohesh se ajo do të humbë ose është e mbështjellur mirë.
-
largimi dhe fshehja ndaj njerzëve e në veçanti gjat kryerjës së nevojës së madhe.
-
të thuash bismilah dhe të thuash këtë dua para hyrjës në vece. Bismil-lah. Allahumme inni eudhu bike minel hubthi vel habaith. Ndërsa kur të dalësh të thuash: gufraneke.
-
të mos flasë gjatë kryerjes së nevojës, pa marr parasysh a është dhikër apo diçka tjetër. Nuk duhet të kthej selamin e as ti përgjigjet dikujt që thrretë përveq nëse është pa tjetër, si udhëzimi i të verbrit nga frika që mos po lëndohet. Nëse teshtin gjat kryerjës së nevojës atëherë e falëndëron Allahun në vetën e tij dhe mos ta shqiptoj me gjuhën tënde.
-
të nderoj Qaben dhe mos të kthehet në drejtim të saj e as mos të ja kthej shpinën asaj.
-
të gjej ndonjë vend të përshtatshëm për kryerjen e nevojës në mënyrë që të ruhet nga të stërpikurit.
-
të ketë kujdesë mos të kryej nevojën në ndonjë bir të ndonjë gjallese, që mos të pengoj atë me këtë.
-
mos të kryej nevojën nënë hijet ku njerëzit rrinë apo, rrugës apo vendit ku bisedojn ata.
-
mos të urinoj në banjën e tij e as në ujin i cili lëviz.
-
mos të kryej urinën në këmbë. Kjo nuk tregon burrëri dhe nuk është prej zakoneve të mira dhe po ashtu ka mundësi më lehtë që pikat e urinës të bien në rrobat e tij.
-
të largoi ndytësirën qoft të madhe apo të vogël me uj. Ose në munges të ujit ka mundësi edhe me gur apo me gjërat tjera që janë të ngurta si me letër, palom etj.
-
mos të pastroj qoft nevojën e madhe apo të voglën me dorën e djatht, që të ruhet më mir që mos të prek me dorën e djatht ndytësirat.
-
ta fshij dorën e tij për toke pas pastrimit ose të laj duart e tij me sapun apo diq tjetër.
-
me dorën e lagur të ju bie pantallonave kur kryen nevojën e vogël që të largoj vesvesën nga vetja e tij.
-
kur të hyjë në vece të hyj me këmbën e majt dhe kur të dal të dal me këmbën e djatht.






Ujrat dhe llojet e tij