
Abdesin e prishin disa gjëra, prej tyre:
-
çdo gjë që del nga para (organi gjenital) dhe nga mbrapa (prapanica). Kjo përfshin nevojën e vogël, nevojën e madhe dhe çdo gjë që del nga këto dy organe. Bazuar në hadithin e Pejgamberit: “ nuk pranon Allahu namazin e dikujt prej juve nëse kryen nevojën e tij gjersa të merr abdes”. ( transmeton Muslimi).
-
dalja e el-medhij (ajo që del nga organi pas epshit por pa ngacmim). Dalja e elvedij (ajo që del nga organi pas urinës pa epsh). Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut në lidhje me el-medhij: “ta laj organin e tij dhe le të marr abdes” ( muttefekun alejhi).
-
gjumi i thellë me pa mundësinë për tu mbështetur. Sepse kjo ka mundësi që nga njeriu të del ndonjë erë dhe kjo ndodh në shumicën e rasteve.
humbja e mendjes qoft me çmenduri apo me të fikët, apo me të dehur, apo me ilaqe.
ngrënja e mishit të deves. I Dërguari i Allahut është pyet se a të merret abdes prej ngrënjes së mishit të deves?. Tha: po”. ( Muslimi).
prekja e organit drejt për së drejti pa ndonjë pengesë.