Argumenti për ligjësimin e mes’hit mbi çorap- Lejohet mes’hi mbi çorap. Një gjë e tillë është transmetuar nga disa shokë të Pejgamberit.
Thotë Ebu Davud: Ali b. Ebu Talibi, Ibën Mes’udi, Berra b. Azib, Enes b. Malik të gjithë këta ju kanë dhënë mes’h çorapave.
Po ashtu është vërtetaur nga Umer b. Hatabi dhe Ibën Abasi. Po ashtu Ibnul Kajjimi ka treguar se Imam Ahmed b. Hambeli po ashtu ka pëlqyer një gjë të tillë.
Po ashtu prej atyre që kanë lejuar mes’hin mbi çorap ishin Sufjan Thevri, Ibën Mubareku, Ataa, Hasen Basriu, Seid b. Musejjib.
Ebu Jusufi dhe Muhamedi (dy nxënësit e Imam Ebu Hanifës) kanë thënë: “ Lejohet mes’hi mbi çorap nëse janë të dendura që nuk duket mbrendësia e këmbëve.
Ebu Hanifja në fillimin e tij kishte mendimin se nuk lejohet mes’hi mbi çorap por pak para vdekjes së tij lejoi një gjë të tillë dhe ju dha mes’h çorapave të tij të shpeshta dhe të dendura dhe tha po e bëjë një gjë të për të cilën ndaloja.
Nga Mugire b. Shu’be tregohet se i Dërguari i Allahut mori abdes dhe ju dha mes’h qorapave të tij dhe nalleve të tij. Transmeton Ahmedi dhe të tjerët ndërsa Tirmidhiu ka thënë se është hadith i mirë i vërtetë.





