koha e mesteve- Koha e mesteve për atë që është në vendin e tij është një ditë dhe një natë. Ndërsa për udhëtarin mestet vlejnë tri ditë dhe tri netë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Udhëtarit i vlejnë tri ditë dhe tri netë ndërsa për atë që është në vendin e tij një ditë dhe një natë” (transmeton Muslimi).
forma e veshjes së mesteve- myslimani pasi që të plotëson abdesin e tij vesh mestet ose qorapët dhe pastaj kur merrë abdes herën tjetër nuk ka nevojë ti zbath ato por vetëm ju jep mes’h. Ndërsa nëse bëhet i papastër (xhunub) atëherë duhet pa tjetër ti zbath mestet që të pastrohet prej papastërtisë (xhunubllëkut).
gjërat që e prishin mestet janë: a) përfundimi i kohës së tyre (një ditë dhe një natë për atë që është në vendin e tij ndërsa për udhëtarin tri dit dhe tri netë), b) xhunubllëku, c) zbathja e mesteve apo qorapave.






Kushtet e mes’hit mbi meste: