Xhamia Imam El Buhari

E hanë, Maj 21, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1101247
SotSot397
DjeDje1293
Ketë javëKetë javë397
Ketë muajKetë muaj28988
GjithsejGjithsej1101247

E kam prish agjërimin cka të veproj?

( 3 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 3
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Esselamu Alejkum ue rahmetullahu ue bereketahu hoxhë i nderuar hfz. Shabani, All-llahu ju shpërbleft me Xhennetin Firedeus, gjithashtu të gjithë besimtarët e besimtaret ku do që të jenë. Pyetja ime është: Vitin e kaluar në Ramazan agjërimin e pata prishur me dije duke mastrubuar, a duhet tani të agjëroj 2 muaj pandërprerë apo vetem atë dite që e kam prishur, ose a duhet shpagaj duke ushqyer gjashtedhjetë varfer dhe une e kom lexuar një libër „Përmbledhja e Fikhut“ nga Dr. El Feuzan e aty shkruante si une e kuptova që vetë nese bënë marrëdhenije intime duhet agjeruar 2 muaj rresht e tash nuk po jam i sigurt se qka të bëjë, ma bëni Hallall për pyëtje se ndoshta zgjata pak. Esselamun Alejkum ue rahmetullah , All-llahu ju ruajt. Qka duhet të bëjë nëse e prishë zotimin duke bërë be në zotin.?

 

Përgjigje

 

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Fillimisht duhet të ceki se masturbimi është i ndaluar dhe është njëri prej mëkateve që bënë njeriu ndaj Allahut. Masturbimi zakonisht vjen si rrezultat i shiqimit në haram, ose përzierja me gjininë e kundërt, ose meditimi në haram. Allahu thotë në Kuran: dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, ( mu’minun 5,6,7)

 

Pastaj, masturbimi është një çështje e cila e bënë njeriun të mvarur nga ky zakon i ligë. Ndërsa edhe medicina tregonë për dëmin që njeriu ka prej masturbimit siq janë: dobësimi i njeriut në marëdhënje me gruan e tij, nëse ka qenë prej atyre që ka bërë masturbimin shpesh kur ka qenë i pamartuar. Nuk ndien kënaqësi në marëdhënje me gruan e tij dhe gjithmonë edhe pasi të martohet kërkon mastrubim. Mastrubimi e bënë njeriun të jetojë i vetmuar dhe i ndarë nga shoqëria. Shkakton dëme në organet e njeriut dhe ngurtësimin e tyre. Shkakton prishjen dhe ndezjen e prostatit të burrit. Shkakton stres nervor etj. Andaj lusim Allahun që të gjithë ata që janë sprovuar me këtë zakon të ligë Allahu ti shërojë nga kjo dhe tua bëjë këtë një gjë të urrejtur në vetën e tyre.

 

Masturbimi në ditët e ramazanit është mëkat dhe më i madhë se sa jashtë ramazanit për shkak të veprimit të haramit dhe për shkakë të prishjes së ditës së ramazanit.

 

Sa i përket asaj se a duhet që të agjërosh dy muaj për një ditë themi se ky kompenzim ka ardhur vetëm për atë i cili bënë mardhënje me qëllim në ditën e ramazanit. Ndërsa ty të mjafton në këtë rast që të pendohesh dhe të kërkosh falje tek Allahu për atë ditë që e ke prishur dhe gjithashtu të kompenzosh këtë ditë vetëm me një ditë agjërim.

 

Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë

 

Nëse njeriu zotohet në diç që është haram dhe betohet në Allahun se do ta kryej atë duhet që ta prishë zotimin e tij dhe ta ketë frikën Allahut që të mos e veproj atë mëkat. Ndërsa për zotimin që e ka bërë duhet të bëjë shpagimin. Ndërsa nëse njeriu betohet në diçka që është hallall por e then betimin atëherë duhet gjithashtu të bëjë shpagimin. Shpagimi bëhet me lirimin e një robi. Nëse nuk gjenë këtë, atëherë ushqimin e dhjetë të varfërve me një ushqim ditor. Nëse as këtë nuk ka mundësi atëherë agjërimi i tri ditëve.

 

Por këshilloj që muslimani mos të jetë prej atyre që shpeshton betimin në Allahun apo zotohet në Të, për arsye se besimtari është gjithmonë besnik dhe nuk gënjen asnjëherë, nuk duhet të betohet pa nevoj, Allahu thotë në Kuran: E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu dëgjon të gjitha dhe i di.( Bekare 224)

 

Allahu e di më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Data Hixhri

Hene 1 Rajab 1433 Hixhri, 21 Mai 2012
Xhamia El Buhari ne facebook.com

Kohet e Namazit

Vaktija

të shkarkuaret

Kush është në lidhje

Momentalisht kemi 64 mysafirë në linjë

Webfaqje të zgjedhura

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit